Është padyshim reperi më i suksesshëm në Shqipëri e këtë e dëshmojnë kërkesat e shumta për koncerte e fitimet që merr nga këto të fundit duket të jenë marramendëse.
Ditën e djeshme Noizy ka postuar një foto ku shihet një shumë jashtëzakonisht e madhe eurosh brenda një çante të zezë.
“Nëse nuk po flet Euro, nuk të dëgjoj”, shkruan Noizy duke mos zbuluar më shumë mbi prejardhjen e këtyre parave edhe pse tashmë dihet që reperi fiton shumë nëpër koncerte e këto duket të jenë paratë e mbledhura nga koncertet e tij të shumta së fundmi.