Shkrimtarja gjermane, Herta Myller njëkohësisht fituese e çmimit Nobel mbrojti hapur Kosvën në një vizitë të saj në Beograd.
Shkrimtarja u shpreh se serbët kanë shkaktuar tmerre të shumta në luftërat e e fund shekullit ’20.
Gjithashtu, Myller theksoi se edhe Kisha Ortodokse Serbe ka fajin e saj për pasojat e luftërave.
“Isha e tmerruar. Nuk prisja që në një vend si Jugosllavia, e cila asokohe për ne ishte një gjysëm-parajsë, të shpërthente nacionalizmi. Mirëpo, ky vend i ka bërë keq vetes. Serbët i kanë bërë keq vetes. Edhe Kisha Ortodokse Serbe ka faj për tmerret e ndodhura. Kosovës dhe Bosnjës u janë shkaktuar shumë dëme dhe të këqija për arsye të nacionalizimit të tmerrshëm””, është shprehur shkrimtarja.
Kjo deklaratë e nobelistes gjemane shkatoi reagime të shumta tek serbët.
/AlpeNews.al/


