Kanë dalë në skenë paraprakisht disa prej detajeve kryesore të sulmit me bombë që u krye në Qendrën Kryesore të Autobuzëve në zonën e ‘Manhattan’-it në Nju Jork.
Kreu i Bashkisë ka deklaruar se një i armatosur (i cili është kapur fatmirësisht nga forcat policore) ka patur një bombë në trup, e cila e ka lejuar të lëvizë gjatë nëpër qytet pa qenë nevoja që të ndalonte diku pa patur plan.
“Ai ka vrapuar, dhe ka ndaluar një moment për të kontrrolluar nëse gjithçka ishte në rregull, dhe më pas ka ndodhur plasja”- kanë raportuar Reuters dhe CNN.
Lidhur me këtë BBC raporton se ka vetëm 4 të plagosur deri më tani, të cilët edhe këta jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa zjarrëfikëset lajmërojnë të gjithë personat, si shtetasit, dhe nënshtetasit të evakuuohen në vende të caktuara ku NYPD (ose ndryshe Departamenti i Policisë së Nju Jorkut) i ka dhënë në çdo media online, dhe televizive.
Mendohet se ky sulm i sotëm që ndodhi në mëngjes të kësaj të hëne të ketë patur një listë sulmesh të tjerë, që do të kryheshin në pika me shumë popullaritet përgjatë qytetit të madh gjigand të Nju Jorkut./ Përgatiti: AlpeNews.al