Një 22-vjeçare nga Rusia ka gjetur vdekjen në rrethana misterioze në Bahrain pasi ra nga kati i 6-të i një ndërtese.
Trupi i Lyubov Mezentseva u gjet në trotuarin e përparmë të një hoteli.
Ajo udhëtoi deri në Bahrain për të qenë me një të dashur me të cilin kishte patur marrëdhënie në rrjetet sociale.
Familja e të resë beson se të bijën e kanë shtyrë nga ballkoni i hotelit, pasi u nda me të dashurin që kishte online. Ky i fundit ka fikur telefonin dhe është i paarritshëm.
Policia ka ndaluar disa persona në lidhje me ngjarjen.





