• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJOHJA E PATENTAVE/ Zotëruesit e tyre duhet të kenë moshën e parashikuar në legjislacionin e shtetit grek
Home
Sociale

NJOHJA E PATENTAVE/ Zotëruesit e tyre duhet të kenë moshën e parashikuar në legjislacionin e shtetit grek

21 August, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Pala shqiptare e ka futur në fuqi marrëveshjen për njohjen e patentave me Greqinë ndërkohë autoritetet helene nuk kanë vepruar ende. Thënë ndryshe drejtuesit shqiptarë të mjeteve përsëri duhet të përdorim patenta ndërkombëtare për të udhëtuar me mjet drejt Greqisë.

Drejtoria e Transportit Rrugor është në pritje të njoftimit nga Greqia. Sipas asaj që është rënë dakort do të njihen reciprokisht kartonat e lejeve të drejtimit që janë në fuqi në vendet përkatëse, formati shqiptar i 2005 dhe 2017 dhe formatet duke filluar nga ato të viteve ‘80 që janë në përdorim në Greqi.

“Këto formate që janë të vlefshme, sipas përkatësisë së shpjeguara, njihen automatikisht”,thotë Nikolin Bërxhiku, specialist i transportit rrugor MIE.

Konvertimi i patentave mund të bëhet në momentin që vendoset rezidenca në shtetin përkatës. Pra, nëse një shtetas shqiptar pajiset me dokumenta qendrimi në Greqi, mund të pajiset me patentë pa pasur nevojë të kryejë kurs, por duke bërë një kërkesë pranë autoriteteve greke, shoqëruar me një raport mjekësor.

Kujdes! Mbajtësit e patentës duhet të kenë moshën e parashikuar në legjislacionin e shtetit grek.

“Të dyja autoritetet, në rastin e palës shqiptare është Drejtoria e Shërbimeve e Transportit Rrugor pranojnë dokumentacionin, në këtë rast lejen e drejtimit greke, të shoqëruar me një raport mjekoligjor të vlefshëm siç kërkohet nga legjislacioni i të dy palëve, shqiptare apo greke”, thotë Bërxhiku.

Marrëveshja me Greqinë parashikon vetëm njohjen e patentave, por jo të lejeve të qarkullimit, për të cilat duhet marrë formati ndërkombëtar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JOSHËSE DHE TË PASME "GJIGANDE"/ Morena Taraku poston foton TOPLESS në pishinë
Previous article PAS VDEKJES SË GRUAS SHTAZËNË/ Tjetër aksident në Fier-Levan, ngjarja pak metra më larg ku ndodhi...

k.autor

Postime të ngjashme

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje Aktualitet

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI)

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro Aktualitet

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT