• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
VENDIMI/ Ulet çmimi i naftës, benzinës dhe gazit, ja sa do të shiten nga dita e sotme
Home
Ekonomi

VENDIMI/ Ulet çmimi i naftës, benzinës dhe gazit, ja sa do të shiten nga dita e sotme

1 July, 2022 F.autor Ekonomi

Bordi i Transparencës ka ulur sërish çmimin e naftës, benzinës dhe gazit. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj e cila tha se Bordi uli sot naftën me 6 lekë, benzinën me 7 lekë dhe gazin me 2 lekë.  Nafta nga sot do shitet 243 lekë për litër, benzina 235 lekë për litër dhe gazi 81 lekë për litër.

Ministrja Ibrahimaj duke iu përgjigjur ankesave të qytetarëve theksoi se Bordi në asnjë moment nuk ka pasur vendimmarrje në kundërshtim me çmimin e karburanteve në bursë.

 

                     Ishte                     Bëhet
Nafta           249 lekë/litri           243 lekë/litri
Benzina      242 lekë/litri            235 lekë/litri
Gazi            83 lekë/litri              81 lekë/litri

“E kemi deklaruar që në ditën e parë se bordet nuk janë politika e dëshiruara nga Qeveria apo ministritë. Ne jemi detyruar të hymë në këtë regjim që të evitojmë apo eliminojmë rritjet tekulative të rritjes së çmimeve. Nuk ka asnjë të dhënë që borden kanë marrë vendime ndryshe nga ecuria në bursë. Ne marrim të dhënat në bursë për një ditë më parë sesa mbledhja e bordit. Në kushtet e lëvrimit, duhet pasur kujdes kur i referohemi bursës dhe Bordit. Se ka shumë nënprodukte. Në asnjë rast nuk ka qenë e ndryshme nga ecuria e bursës.”

“Marzhet bruto të fitimit të kompanive, këtë vit që nga momenti i krijimit të bordit kanë qenë 5-6% ndërsa vitin e kaluar 15-16%. Pra ky është niveli i çmimit që ka funksionuar Bordi. Sot morëm vendimin e fundit. Gazoil u ul me 6 lekë. Benzina u ul me 7 lekë. Ndërsa gazi u ul me 2 lekë për konsumator,” tha Ministrja.

Njoftimi:

Bordi i Transparencës në datë 1 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 69 lekë/litër për automjetet.🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇMIMET E KARBURANTEVE TË LARTA/ Ibrahimaj: Nuk ndryshohen taksat në kohë krizash
Previous article DETAJET/ I vendoset TRITOL servisit të makinave në Lezhë, ja kush është PRONARI

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030 Ekonomi

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë Ekonomi

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT