• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NJOFTIMI/ Nga nesër, 500 mijë lekë gjobë bizneseve që nuk aplikuan për ndihmë financiare
Home
Ekonomi

NJOFTIMI/ Nga nesër, 500 mijë lekë gjobë bizneseve që nuk aplikuan për ndihmë financiare

4 June, 2020 F.autor Ekonomi

Administrata Tatimore i rikujton të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë plotësuar ende kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, për punonjësit e tyre, se afati i aplikimit online, pa penalitet, përfundon më 5 qershor 2020.

Në rast të moskryerjes së aplikimit, pas datës 5 qershor 2020, çdo subjekt që nuk ka plotësuar kërkesën, për punonjësit e punësuar apo ish të punësuar, që plotësojnë kriteret për përfitim të ndihmës financiare, ndihmë e Qeverisë shqiptare, do të dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë, në zbatim të Aktit Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID -19”.

“Të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kanë trajtuar me pagë të plotë të punësuarit apo ish-të punësuarit e tyre, nuk do jenë subjekt i këtij penaliteti”, njoftoi DPT.

Tatimpaguesi duhet që të plotësojë formularin e ankesës, bashkëlidhur këtij njoftimi, brenda datë 5 qershor 2020, dhe ta ngarkojë atë në menunë “Çështjet e Mia”, në llogarinë në e-filing.

“Brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e komunikimit të penalitetit të vendosur, çdo subjekt i gjobitur do të ketë mundësi t’i paraqesë Administratës Tatimore, nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik e-filing, shkaqet dhe/ose arsyet e mosaplikimit, shoqëruar me dokumentacion mbështetës që i argumenton ato”, thuhet në njoftimin e DPT-së.

Sipas DPT-së, individëve përfitues sipas kritereve të VKM nr. 305 datë 16.04.2020, i ndryshuar, për të cilët punëdhënësi nuk do të kryejë aplikimin brenda datës 5 qershor 2020, do t’iu jepet mundësia të plotësojnë të dhënat e tyre të llogarive bankare dhe do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKATËRROHET RRJETI I PROSTITUCIONIT/ Çfarë ndodhi me dy pronarët e hoteleve në Rrogozhinë (EMRAT)
Previous article VDEKJA E FLOYD/ 8 minuta e 46 sekonda, Amerika shtrihet në tokë (PAMJET)

F.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT