Leja e qarkullimit të automjteve në Shqipëri do të ndryshojë së shpejti. Ministrija e infrastrukturës Belinda Balluku ka firmosur një urdhër që parashikon ndryshimin e lejës së qarkullimit që do të jetë në përputhje me direktivën Europiane.
Përvec formës së kartonit të ri, leja e qarkullimit do të përfshijë edhe certifikatën e pronësisë së automjetit. Aktualisht në Shqipëri ka dy kartona, një për lejën e qarkullimit dhe një tjetër për certifikatën e pronësisë së mjetit. Ky ndryshim do të hyjë në fuqi së shpejti.
“Leja e re e qarkullimit do të jetë e baras-vleshme me certifikatën e pronësisë. Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimit të bëhet sipas rregullores së hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor”, shkruhet në urdhër.


