• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJOFTIMI I RËNDËSISHËM PËR QYTETARËT NË DURRËS/ Nga gushti bulevardi Epidamn do kthehet në …
Home
Sociale

NJOFTIMI I RËNDËSISHËM PËR QYTETARËT NË DURRËS/ Nga gushti bulevardi Epidamn do kthehet në …

29 July, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Bashkia e Durrësit ka marrë vendimin që gjatë muajit gusht, bulevardi Epidamn të kthehet në një hapësirë pedonale, kjo me qëllimin që të lehtësohet lëvizja e këmbësorëve ashtu edhe e vizitorëve të shumtë që do kalojnë pushimet. Në njoftimin zyrtar thuhet se ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në bulevardin Epidamn (Segmenti Rrugor nga Prefektura deri tek Torra Veneciane), deri më 31 gusht, prej orës 19.00 – 23.00.

Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik Bashkia e Durrësit njofton të gjithë qytetarët se bulevardi Epidamn do të kthehet në një hapësirë pedonale gjatë gjithë muajit Gusht me qëllim që të lehtësohet lëvizja e këmbësorëve si e qytetarëve ashtu edhe e vizitorëve të shumtë që vijnë në qytetin tonë për të kaluar pushimet.

Për këtë qëllim njoftojmë se:

Ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në bulevardin Epidamn (Segmenti Rrugor nga Prefektura deri tek Torra Veneciane), nga data 01.08.2023 deri më datë 31.08.2023, prej orës 19.00 – 23.00.

Për ti ardhur në ndihmë fluksit të automjeteve, referuar kësaj periudhe (1 – 31 Gusht 2023), do të bëhen ndryshimet e akseve rrugore, sipas kësaj planvendosje:

Rruga “Karl Topia” dhe rruga “Gjergj Komnino”, me një sens lëvizje (ngjitja drejt Vilës së Zogut).

Rruga “Telha Çela” dhe rruga “11 Dëshmorët e Stanit”, me një sens lëvizje (zbritja në drejtim të Muzeut të Dëshmorëve).

Rruga “Anastas Durrsaku” (Segmenti nga Kisha Ortodokse – Shkolla Gjergj Kastrioti), ndalim parkimi i automjeteve.

Rruga “Hysen Matlija” dhe Rruga “Mbretëresha Teuta” (Shkolla Italiane), ndalim parkimi i automjeteve nga një krah lëvizje.

Ftojmë të gjithë qytetarët që të lënë makinat dhe të shijojnë shëtitjet në këmbë në bulevardin kryesor të Durrësit në këto mbrëmje verore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MARTINAJ, EMËR I FRIKSHËM"/ Eksperti i sigurisë: Të thellohen hetimet, kush janë oficerët e lartë që lidhen me të
Previous article VENDIMI/ Nga e hëna transport urban i përgjysmuar, ja ARSYEJA

s.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT