• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJOFTIMI/ Ekstradohet shqiptari i parë në Kanada. Aksidentoi për vdekje një grua dhe u largua
Home
Aktualitet
Kronikë

NJOFTIMI/ Ekstradohet shqiptari i parë në Kanada. Aksidentoi për vdekje një grua dhe u largua

11 August, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Erjon Kashari është shqiptari i parë që ekstradohet drejt Kanadasë, pas marrëveshjes së bërë mes dy vende.

Ndaj 39-vjeçarit në vitin 2018, autoritet kanadaze të drejtësisë kishin caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi ka aksidentuar për vdekje një grua dhe ishte larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhënë ndihmën e parë të aksidentuar.

Ai as nuk kishte njoftuar ambulancën dhe as policinë, çka sipas autoriteve solli vdekjen e gruas. Për këtë arsye, ndaj tij u caktua “arrest me burg”, për veprën penale “Neglizhencë me pasojë vdekjen”.

Erjon Kashari prej më shumë se 5 vitesh ishte në kërkim për aksidentin e ndodhur në 2014 në Richmond. Në 2019 u arrestua në vendin tonë dhe më pas ditën e sotme Shqipëria ka dhënë “ok” për ekstradimin e tij drejt Kanadasë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata.

Njoftimi i policisë shqiptare
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, ditën e sotme, nga Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Republika e Shqipërisë drejt Kanadasë, i shtetasit shqiptar E. K., 39 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kanadeze të drejtësisë, bazuar në urdhër-arrestin e datës 15.06.2018 të Gjykatës British Columbia, Kanada, si person nën hetim për veprën penale “Neglizhencë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga Kodi Penal kanadez.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Në vitin 2014, në Richmond, Kanada, ky shtetas, duke drejtuar një automjet tip kamion, ka përplasur shtetasen C. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. Gjykata e British Columbia, Kanada, më datë 25.06.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin shqiptar E. K.

Ky shtetas është arrestuar në vendin tonë më datë 17.07.2019, me qellim ekstradimin drejt Kanadasë. Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë dhënë miratimin për ekstradimin nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Kanadasë të shtetasit E. K., i cili iu dorëzua oficerëve të policisë kanadeze në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E KE PARË SA MIRË DUKESH ME FANELLËN E..."/ Tlaxcala lajmëron blerjen e CR7, çmenden rrjetet sociale (FOTO)
Previous article "ËSHTË I JASHTËZAKONSHËM"/ As Zidane dhe as Guardiola, Mesfushori Kroos zgjedh trajnerin më të mirë

F.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT