• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJOFTIMI/ 324 kg kokainë në Portin e Durrësit, arrestohen edhe 4 bashkëpunëtorë të SHOFERIT që…
Home
Breaking News

NJOFTIMI/ 324 kg kokainë në Portin e Durrësit, arrestohen edhe 4 bashkëpunëtorë të SHOFERIT që…

5 April, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Posaçme njoftoi këtë të mërkurë arrestimin e 4 personave në Maqedoninë e Veriut, të dyshuar si bashkëpunëtorë të Nazif Ajroskit, maqedonasit i cili në Qershor të 2021 u kap me 324 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit. Në Mars të këtij viti, Gjykata e Posaçme e dënoi Ajroskin me 8 vjet burg për trafik droge, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Në një njoftim për mediat, SPAK thotë se pas dërgimit për gjykim çështjes ndaj Ajroskit, hetimet vijuan, me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

“Pas dërgimit për gjykim të të pandehurit Nazif Ajroski, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vazhdoi hetimet në një procedim penal të ndarë, për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Me qëllim zbulimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal u krijua një Skuadër e Përbashkët Hetimore mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë Themelore Publike të Ndjekjes së Krimit të Organizuar dhe të Korrupsionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

“Pas një hetimi të përbashkët disamujor dhe kryerjes së shumë veprimeve hetimore, në datën 03.04.2023 autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut arrestuan katër shtetas si të dyshuar për veprat penale të trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Të arrestuarit dyshohet se kanë bashkëpunuar me të pandehurin Nazif Ajroski në tentativën për të trafikuar përmes Portit të Durrësit të sasisë prej 324 kg e 400 gram kokainë, e sekuestruar në datën 18.06.2021”, thotë SPAK.

Shoferi Ajroski u arrestua në Portin e Durrësit në drejtimin e një kamioni të nisur nga Maqedonia e Veriut i ngarkuar zyrtarisht me hekur, brenda të cilit u gjetën dhjetëra pako me kokainë. Ato kishin paketime të ndryshme dhe logo si “Dior”, “Chicago Bulls”  apo edhe “PSG”. Për këtë hetuesit dyshojnë se shtetasi maqedonas do e dërgonte lëndën narkotike në Itali ku dhe më pas do ta merrnin porositës të ndryshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MISTERI/ Udhëtonte me babanë nga Shqipëria drejt Greqisë, 17-vjeçarja ndërron jetë papritmas
Previous article HAGË/ Dita e tretë e gjyqit për ish-krerët e UÇK, sot mbrohet Jakup Krasniqi

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT