• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJOFTIM I RËNDËSISHËM/ Ambasada shqiptare në Athinë: Shtyhet afati për tërheqjen e dokumenteve biometrike
Home
Sociale

NJOFTIM I RËNDËSISHËM/ Ambasada shqiptare në Athinë: Shtyhet afati për tërheqjen e dokumenteve biometrike

19 January, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuat shtyrjen e aftit kohor për tërheqjen e dokumenteve biometrike, pasaportat dhe kartat e identitetit, për të gjithë ata shqiptarë që kanë aplikuar për periudhën 01.01.2019 deri në datën 31.12.2019. Ambasada shqiptare në Athinë njofton se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia aplikuesit kanë afat kohor për tërheqjen e tyre deri më 30 prill 2021.

Gjithashtu njoftohet se shtetasit që kanë aplikuar deri më 24 dhjetor 2020 kanë mbërritur kartat dhe pasaportat në Zyrën Konsullore dhe se shpërndarja e tyre do të bëhet me postë në vendbanimin e deklaruar.

Njoftimi i plotë i Ambasadës shqiptare në Athinë: 

Njoftim mbi tërheqjen e dokumenteve biometrikë:

Të nderuar bashkëatdhetarë,

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se shtetasit të cilët kanë kryer aplikim për dokumente biometrikë (pasaportë dhe kartë identiteti) nga data 01.01.2019 deri në datën 31.12.2019, kanë afat kohor për tërheqjen e tyre deri më 30 prill 2021. Afati kohor i tërheqjes të dokumenteve biometrike për aplikimet e kryera gjatë kësaj periudhe është shtyrë për shkak të situatës së krijuar të pandemisë.

Në Zyrën Konsullore kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit për aplikimet e kryera deri në datën 24 dhjetor 2020. Të gjitha dokumentet biometrikë për të cilat qytetarët kanë përfunduar aplikimin në Ambasadë deri më 24 dhjetor 2020 dhe kanë plotësuar deklaratën me përgjegjësi për dërgimin e tyre me postë, janë dërguar nga Zyra Konsullore dhe pritet tu dorëzohen në adresën e deklaruar të vendbanimit të tyre, në ditët në vijim.

Për shkak të ngarkesës së madhe të punës së kompanisë që realizon shpërndarjen e dokumenteve biometrikë, situatës së krijuar nga pandemia dhe masave kufizuese të marra nga autoritetet helene, mund të krijohen vonesa gjatë procesit të shpërndarjes/dorëzimit.

Tërheqja e dokumenteve biometrikë do të kryhet vetëm nëpërmjet shërbimit postar, për të gjitha kërkesat e administruara në postën tonë elektronike [email protected], ku duhet të jenë specifikuar saktësisht të dhënat e kërkuesit dhe adresa e plotë e shtëpisë.

Shkruani në subjekt të e-mailit tuaj “Kërkesë për tërheqjen e pasaportës” dhe në tekst të dhënat e mëposhtme:

– Emër Mbiemër

– Adresa e saktë e shtëpisë (emri i rrugës, numri, kodi postar, qyteti, rrethi)

– Foto e faturës së aplikimit

– Numri i telefonit cellular

Theksojmë se nuk nevojitet ridërgimi i kërkesave me e-mail për të gjithë ata qytetarë që pas procedurës së aplikimit pranë Ambasadë kanë depozituar deklaratën me përgjegjësi për dërgimin me postë të dokumenteve të tyre biometrikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITEN SHIFRAT NË GREQI/ 30 viktima dhe 556 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Previous article COVID-19/ Infektologu shqiptar qetëson qytetarët: Pse nuk duhet të shqetësohemi nga koronavirusi i ri

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT