Stonehenge është një nga atraksionet turistike më të vizituara në Mbretërinë e Bashkuar dhe një nga monumentet më të lashta të botës. Njerëzit vijnë nga e gjithë bota për të ngulur sytë tek shtyllat gurore të monumentit dhe pyesin veten, se si dhe pse janë vendosur në këtë mënyre.
Stonehenge shtë struktura më megalitike në botë. Me shumë gjasë kushtuar Diellit, Stonehenge është një nekropol i lashtë. Ajo mund të ketë funksionuar si një observator astronomik që lidhej me performancën ekonomike.
Vendi mund të njihet në çast, por ka shumë më tepër se ajo që sheh syri në pamje të parë. Arkeologët e studiojnë vazhdimisht këtë vend dhe gjithmonë shfaqen mistere pas misteri, derisa të arrihet në një histori konkrete të këtij monumenti.
Gjatë dekadës së fundit studiuesit kanë studiuar jo vetëm monumentin, por dhe zonën rreth tij, duke shpresuar që të gjejnë gjurmë në këtë peizazh intrigues të monumenteve parahistorike.
Askush nuk e di se kush dhe pse e ka ndërtuar Stonehenge. Mendohet të ketë qënë një lloj kalendari i kombeve të lashta. Në atë kohë feja dhe astronomia ishin shumë të përziera sëbashku. Disa mendojnë se Stounhenxhi ka fuqi magjike.Përgatiti AlpeNews.al





