Sipas të dhënave të fundit nga Eurostat, populli gjerman, danez dhe belg paguajn më shumë se popujt e tjerë në Europë për energjinë elektrike, duke u pasuar nga familjet në gadishullin Iberik.
Në Gjermani dhe në Danimarkë, 100 kilowatt për orë të energjisë elektrike kushton rreth 30.5 euro. Krahasuar kjo me Serbinë në të cilën qytetrët paguajnë 6.60 euro është një shifër e lartë. Sipas medias Euronews një kilovat në orë energji është mjaftueshëm për të parë 3 orë televizor, ose për të vënë në punë një makinë larëse.
Nisur nga këto shifra që popuj të ndryshëm paguajnë për energjinë elektrike, vendi që ka kosto më të mëdha për këtë shërbim është Gjermania. Ndërsa Portugalia zë vendin e dytë.
Në foton më poshtë vendet të cilat kanë ngjyrën blu të theksuar, janë vendet që kanë cminim më të lartë të energjisë elektrike. Sa më shumë të zbehet ngjyra, aq më pak paguajnë. Ndërsa numrat në fund të fotos me ngjyrën përkatëse, tregojnë çmimin mesatar për 100 kWh në euro.Përgatiti AlpeNews.al



