• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Njihuni me vajzën bukuroshe të aktores së njohur shqiptare, tashmë nënë e bijë në një film (FOTO)
Home
Showbiz

Njihuni me vajzën bukuroshe të aktores së njohur shqiptare, tashmë nënë e bijë në një film (FOTO)

3 January, 2018 k.autor Lifestyle, Showbiz

Rea Bisha, vajza 24-vjeçare e aktores së njohur Anila Bisha dhe regjisorit Besnik Bisha, prej 20-vjetësh merret me piano. Është pianiste dhe këtë profesion e ka vendosur tashmë, por ka pasur gjithmonë ëndërr të jetë pjesë e një filmi si e ëma, Anila. Prej vitesh i ishte lutur të atit ta bënte pjesë në ndonjë projekt të tijin, por gjithmonë regjisori Bisha mendonte se Rea nuk “ishte për këto punë”. Megjithatë, një ditë ndryshoi mendje dhe i dërgoi së bijës një skenar për të lexuar. Surpriza e Reas ishte pikërisht roli i saj. I ati kishte menduar se edhe ajo të kishte një rol dhe do të luante të ëmën në rininë e saj.

Kështu nisi projekti për filmin “Vera pa kthim”, i cili rikthen Anila Bishën sërish në kinema. Sot, nënë e bijë, Anila dhe Rea ishin të ftuara në “Rudina”, ku rrëfyen më shumë për filmin, por edhe për marrëdhënien e tyre të ngushtë.

Projekti që tashmë ka nisur ka qenë një ëndërr për Anilën: të luajë së bashku me të bijën, për të, natyrisht, është një emocion i madh. Ndryshe nga të gjitha rolet në kinema, ky duket se është ai projekti i mezipritur, i cili ka një emocion të shtuar pikërisht sepse ka si një pasqyrë veten në rininë e saj. Edhe Rea ka emocion, sepse ajo është Anila në rini. Dhe nuk është një rol i vështirë për të – të paktën nuk duhet të bëjë asgjë për t’i ngjarë Anilës: “Ka raste kur edhe i ati e thërret Anila”, – thotë aktorja, krenare për ngjashmërinë që ka me të bijën.

Edhe pse Rea konsiderohet vajza e babit, ajo ka trashëguar pothuaj të gjitha tiparet e së ëmës, por megjithatë, puna në sheshxhirim me të atin dhe të ëmën nuk e ka përkëdhelur, përkundrazi: “Sapo niste çakun, babi nuk ishte më babi. Madje, më ka bërtitur aq shumë sa askush nuk mund të mendonte se isha vajza e tij. Kishte raste që i thoja të mos më fliste aq shumë… “ – tregon Rea me te qeshur për “vështirësitë” që ka pasur duke punuar me të atin.

Filmi do ta ketë premierën shumë shpejt. E gjitha familja Bisha është shumë e lumtur për këtë projekt i cili, në fakt, i kushtohet nënës së ndjerë të Anilës, gjyshes së Reas, e cila ndërroi jetë vetëm një javë para se filmi të niste xhirimet. Anila tregon se ajo kishte nevojë shumë për të bijën në momentet e fundit, por, sikur e ndjeu që po i “merrte” kohë asaj dhe, fatkeqësisht, ndërroi jetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trump i përgjjigjet Kim Jong-ut në stilin e tij: Butoni im... bërthamor është më i madh (FOTO)
Previous article Liberta Spahiu nuse në Tiranë? E tha vetë: Pse jo? (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe Gossip

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse... Gossip

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse...

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit Gossip

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT