Në muajin qershor të 2017 më shumë se 7 persona, qytetarë të zonës së Lezhës, kanë trokitur në dyert e prokurorisë së qytetit, duke donencuar një skemë të tjetërsimit të pronave. Kallëzuesit janë ankuar në prokurori se janë paisur me çertifikata pronësie persona që kanë vendlindje në Fushë-Krujë, Laç apo rrethina të tjera të Lezhës, duke u aplikuar ligji 7501. Ndërkohë sipas dëshmisë së tyre, disa prej sipërfaqeve të pronave që ndodhen në bregdetin e zonës së “Ranës së Hedhun”, janë njohur prej vitit 1994, nga Agjencia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave. Por pavarësisht kësaj, kallëzuesit kanë prenduar në dëshminë e tyre të dhënë në prokurori se kishin aplikuar disa herë në hipotekën e qarkut Lezhë, për të rregjistruar sipërfaqet e tokës të njohura nga vetë AKKP-ja, por sërisht nuk kanë mundur ti rregjistrojnë këto pasuri.
Lekë Frroku, ndryshe njihej si krahu i djathtë i Fran Frrokajt, dhe një nga përfituesit kryesorë të grabitsjes së tokave.
Kush është Lek Frroku, organizatori i skemës së grabitjes
Hetimi i udhëhequr nga prokuroria e Lezhës ka nxjerë në dritë se organizatori i kësaj skeme të grabitjes së pronës ka qënë shtetasi Lek Frroku. Ky i fundit konsiderohet si krahu i djathtë i kryebashkiakut të Lezhës. Sipas hetimit Frroku është personi që ka organizuar të gjithë këtë skemë të grabistjes së pronave. Momentalisht Frroku ende nuk është arrestuar nga policia. Mësohet se Frroku gjente qytetarët në rrethinat e Lezhës, duke i kërkuar kartën e identitetit. Pas marjes së kartës, në emër të këtij qytetari arrinte të merte një AMTP të falsifikuar dhe më pas ndiqte të gjithë praktikën në bashkinë e Lezhës dhe zyrat e Qarkut, praktikë kjo që është firmosur nga kryebashkiaku i qytetit dhe kryetari i këshillit të qarkut Lezhë.
Më pas kjo praktikë shkonte në zyrën e hipotekës së qytetit ku dhe merte firmën përfundimtare, duke u rregjistruar prona shtetëroërë dhe buzë bregdetit, në emër të qytetarit. Për këtë shërbim dyshohet se qytetari paguhej nga Lek Frroku diku tek 1 milion lekë të vjetra. Më pas qytetari shkonte përpara një noteri duke firmosur një kontratë dhurimi ose kontratë shitje dhe më pas prona, rregjistrohej në një emër tjetër në zyrën e hipotekës. Nga verifikimet e kryera është zbuluar se vetëm një familje e vetme ka përfituar një sipërfaqe tokësore prej 140 mijë metra katror. Ndërsa në total tre familje kanë përfituar një sipërfaqe tokësore tek “Rana e Hedhun” prej 298 mijë metra katror.
Reagimi i tij në rrjetin social:
AlpeNews.al







