• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Njihuni me surprizën e verës, vendin ku Lekë Dukagjini kaloi ditët e fundit të jetës (VIDEO)
Home
Sociale

Njihuni me surprizën e verës, vendin ku Lekë Dukagjini kaloi ditët e fundit të jetës (VIDEO)

21 April, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Surpriza e verës dhe e katër stinëve për turizmin shqiptar, padyshim mbetet grykëderdhja e Lumit të Shalës me “Blinin e Gurit të Lekës”.
Kolori pranveror mbi të gjitha koloret, ka zbritur dhe në brigjet e Liqenit të Komanit në vendderdhjen e Lumit të Shalës.

Bashkë me të, kanë filluar të zbresin dhe vizitorët e parë të stinës së ngrohtë. Janë agjenci të ndryshme turistike që udhëtojnë nga Tirana apo qytete të tjera, drejt këtij destinacioni me një bukuri natyrore të pa krahasueshme. Në grykëderdhjen e Lumit të Shalës në Liqenin e Komanit është krijuar një oaz ujor tepër piktoresk me një plazh të freskët ku vizitorët turistik çlodhen dhe kundrojnë natyrën përrallore.

Investitori vendas ka ngritur aty një Bar-Hotel me kushtet e akomodimit për një numër të konsiderueshëm pushuesish që vijnë me guidat turistike nga Tirana apo vende të tjera dhe e popullojnë gjatë gjithë sezonit verorë. Jo vetëm burimet ujore, shpellat, uji i kristaltë por dhe historia e “Blinit Gurit të Lekës”, tërheq shumë kuriozë të gojëdhënave dhe historisë së këtyre anëve.

Blini i Gurit të Lekës, ndodhet në vendpjekjen e Lumit të Shalës me Liqenin e Komanit, në prehrin e Komlemit, karshi Mollës së Shoshit me plot histori, e cila lidhet me princin tonë rebel Lekë Dukagjini.

Thuhet se Lekë Dukagjini, vitet e fundit të jetës i kaloj në këtë vend, përballë i mbrojtur nga humnerat shkëmbore që zbresin thikë deri ne Drin dhe nga pas shpine nga mbrojtja besnike e banorëve të Dukagjinit. Emrin “Komlem” thuhet se e mori kur rrethimi i ushtrisë turke zgjati aq shumë sa atje lartë midis atyre shkëmbinjve lindën 72 djem.
Përballë Komlemit, nga ana tjetër e lumit, ndodhet një shkëmb i cili mban emrin “Curri i Haxhi Begut ” nga ku ushtria turke thonë që gjuante me top malësorët e ngujuar aty në Komlem bashkë me princin.

Një natë, Leka ju thotë ushtarëve, që të hedhin vozgat me raki në shkëmb duke ju vënë flakën. Vargu i flakës zgjatej deri poshtë në Drin dhe turqit e lëshuan rrethimin duke menduar se ishte barut dhe se këta paskan aq shumë barut sa edhe ta djegin në humnerë, thotë gojëdhëna.

Vetëm kur arrin aty te Guri, e kupton se pse i thonë Guri i Lekës, sepse pasi je ngjitur mbi të dhe ke hedhur vështrimin rreth e rrotull, kupton se ai është një vend strategjik vrojtimi.

Nga maja e këtij guri, mund të “krehësh” të gjithë zonën në një hark prej rreth 300 grade.

Pra, Leka, nga ky gur ka pikasur çdo lëvizje të armikut dhe kujtdo që ka tentuar ti afrohet.

Disa qindra metra afër Gurit, ndodhet Shpella e Lekës, një shpellë me një hyrje jo shumë të madhe por që pas rreth 20 m zmadhohet dhe që vazhdon pikjatë poshtë në drejtim të lumit.

Sipas legjendës thuhet se Leka kishte lënë amanet që pas vdekjes trupi i tij të hidhej në këtë shpellë, në mënyre që të mos i gjendej nga pushtuesit turq, kjo duke patur parasysh se çfarë ata bënë me varrin dhe eshtrat e Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Nuk ka dokumente për vendin ku Lekë Dukagjini kaloj vitet e fundit të jetës, për kohën e vdekjes apo për vendvarrimin e tij.

Blini i Gurit të Lekës, surpriza turistike e pranverës

Blini i Gurit të Lekës, surpriza turistike e pranverështtps://ata.gov.al/2018/04/21/blini-i-gurit-te-lekes-surpriza-turistike-e-pranveres/Në grykëderdhjen e Lumit të Shalës në Liqenin e Komanit është krijuar një oaz ujor tepër piktoresk me një plazh të freskët ku vizitorët turistik çlodhen dhe kundrojnë natyrën përrallore. Jo vetëm burimet ujore, shpellat, uji i kristaltë por dhe historia e “Blinit Gurit të Lekës”, tërheq shumë kuriozë të gojëdhënave dhe historisë së këtyre anëve.

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Samstag, 21. April 2018

 

Duke u mbeshtetur në e gojdhënat, Blini është posaçërisht vendi ku Leka kaloj vitet e fundit të jetës së tij. Turistët dhe vizitorët bëhen shumë kuriuoz për këto legjenda të rrëfyera nga banor të zonës apo dhe guidator vendas.Udhëtimi drejt Blinit paraqet surpriza të pafundme pasi ka atraksione të shumta turistike përveç atyre që paraqet liqeni i Komanit, lumi me troftën pikaloshe, shpend dhe kafshë të ndryshme, nga çdo anë mund të shihen në faqet shkëmbore edhe dhitë e egra nëse atje kalohet pa zhurmë.

Komlemi, Bira e Topit, Guri i Lekës, Shpella e Lekës, Ballkoni i Dhive të Egra, Ujvara e Mullinit dhe vende të tjera tepër piktoreske, tërheqin turistët.

Njerëzit e këtyre vendeve të bukura dhe historike, kanë ndërtuar një Hotel-Bar-Restorant në breg të lumit, një ndertim i bukur duke ruajtur edhe traditën e ndertimit me gur e dru,ku vizitorët çlodhen e mësojnë historinë.

“Të huajt që vijnë përherë të parë në këtë vend, surprizohen nga natyra, historia dhe gojdhëna që lidhet me “Blinin e Gurit të Lekës” dhe largohen duke e quajtur këtë vend si surpriza e turizmit shqiptarë” tregon për ATSH një prej eksploratorëve të guidave turistike Skënder Ibi që udhëheq turistët në vendet më piktoreske.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Marolino Hoxha e Bruno Kola fitojnë etapën e dytë të kupës “Agim Tafili”
Previous article Jose Mourinho feston finalen duke sulmuar kritikët...

k.autor

Postime të ngjashme

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës Aktualitet

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999 Aktualitet

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë Aktualitet

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT