• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJIHUNI ME SHQIPTARIN ME ÇIFTELI QË PO ÇMEND YJET BOTËRORE/ Jurgen Pecnikaj rrëfen jetën në Berlin: Punoj në pastrim (VIDEO)
Home
Sociale

NJIHUNI ME SHQIPTARIN ME ÇIFTELI QË PO ÇMEND YJET BOTËRORE/ Jurgen Pecnikaj rrëfen jetën në Berlin: Punoj në pastrim (VIDEO)

7 October, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Jurgen Pecnikaj 25 vjeçari me origjinë nga Tropoja është një djalë shumë i talentuar në muzikë. Jurgeni jeton në Gjermani dhe puna që bën nuk ka lidhje me muzikën, megjithatë ai e sheh këtë si një mundësi për t’u integruar dhe për t’i krijuar vetes rrugë të reja në muzikë.

“Për momentin kam bërë dokumentet me një firmë pastrime, ajo më ndihmoi për të bërë dokumentet gjermane, atje do të rri për ca kohë dhe do shoh ku ka më mirë, është një vend që të jep shumë mundësi për çdo gjë”,-shprehet Jurgeni përmes skype-it në emisionin “Rrugëtim me Anilën”.

Edhe pse ka studiuar 10 vite në liceun artistik për violinë dhe piano ajo që e bëri të njohur ishte çiftelia.

“Kam studiuar në lice 10 vite violinë dhe piano ishte vendimi im që jam shkëputur nga shkolla e muzikës, nuk jam penduar edhe këtu i shikoj mundësitë për tu marrë me muzikë në 10 tetor kam një show me çifteli këtu afër qytetit të Këlnit në Gjermani, mundësitë janë tepër të mëdha jo vetëm këtu por edhe në Zvicër, Itali Francë kudo që ka shqiptar mund të bësh show”-, shprehet Jurgeni.

Prej vitesh ai risjell në versionet origjinale të hitet shqiptare dhe botërore. Ai i ripërpunon këngët me ritme shqiptare. Ishte Bebe Rexha e cila e nisi ditën duke luajtur “Say my name” të Jurgenit.

“Të vlerësohesh nga këngëtarët të bën të ndihesh mirë dhe më bën të vazhdoj akoma më shumë , sidomos kur të mbështet Bebe Rexha një artiste aq e madhe më bën që t’i kushtoj më shumë rëndësi instrumentit tonë çiftelisë”,-shprehet Jurgeni.

Të shumtë janë artistët shqiptarë që kanë shpërndarë versionet me çifteli të 25 vjeçarit, si Capital T, Ylli Limani, Ardian Bujupi dhe rreth një vit më parë ishte Daddy Yankke ai që postoi në instagramin e tij hitin me çifteli “Con Calma”.

Emrat e njohur dhe hite muzikore është kjo strategjia e Jurgenit për të fituar popullaritet në kohërat virtuale që po jetojmë.

“Fillimisht nuk kam synim të jem vetë i famshëm, ideja është që ta promovoj çiftelinë sa më shumë ta dëgjojnë të rinjtë sa më shumë pasi rinia sot nuk po dëgjon më muzikë me instrumente folklorikë m’u desh të mendoja çfarë të bëja për rininë thashë do bëj remikse do i sjell me këngë rrep deep house lloj lloj rrymash.

Po mendoj t’i futem seriozisht jo vetëm remikseve por edhe dua të krijoj muzikën time. Kushtet nuk i kam këtu në Berlin. Falenderoj shumë News 24 për këtë ftesë”,-përfundon Jurgen Pecnikaj intervistën për “Rrugëtim me Anilën”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Pse disa njerëz nuk po shërohen plotësisht nga Covid-19?
Previous article AKSIDENT NË AKSIN POGRADEC-TIRANË/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, drejtuesit nisen me urgjencë drejt spitalit

Delo.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit Aktualitet

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish Aktualitet

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen Aktualitet

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT