Ajo jeton ne Puglia, Itali dhe njihet si gjyshja Peppa e thënë ndryshe, gruaja më e vjetër në Evropë. Maria Josefa Robucci u lind më 20 mars, 1903 dhe pas vdekjes së Josephine Projetto 116 vjeç e 37 ditë 115-vjeçarja u bë njëriu më i vjetër e Evropë.
Gjyshja Peppa është gruaja e tretë më e vjetër në botë, pas Miyako Chiyo japonezja 117-vjeçare dhe Kane Tanaka 115 vjeç, tre muaj më e madhe se Maria Josefa Robucci.
Maria Giuseppa në vitin 2015 u nderua nga kryetari i bashkisë me një titull nderi.
Ajo është nëna e pesë fëmijëve, tre djemve dhe dy vajzave ku më i riu është 75 vjeç, më i madhi është 89 vjeç dhe është gjyshja e nëntë nipërve dhe 16 stërnipërve.
“Hani pak dhe të shëndetshëm , i thoni jo alkoolit dhe mos prekni cigare”, thotë ajo nëse doni të jetoni gjatë.


