• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJIHUNI ME FREDIN/ Këpucarin që krijoi sandalet për t’i vjedhur zemrën petroninses
Home
Dossier

NJIHUNI ME FREDIN/ Këpucarin që krijoi sandalet për t’i vjedhur zemrën petroninses

14 September, 2019 F.autor Dossier

Ka gjithmonë një arsye a një histori pas të gjitha punëve që bëjmë. Pavarësisht si kanë ecur ngjarjet gjatë rrugës, fillimet kanë për të rrëfyer. Fredi është një nga këpucarët e paktët në Tiranë, që vazhdon të ushtrojë zanatin prej thuajse 40 vitesh. I vendosur prej vitesh te pallatet “Agimi”, merret vetëm me riparime, aq i mjafton për të mos iu futur sikleteve të mëdha të prodhimit.

Mirëpo, dikur i ka bërë edhe ai një palë këpucë, për të qenë të saktë, sandale… Ishte kjo e vetmja mënyrë për t’i rënë në sy vajzës që i kishte marrë mendjen.

“Ajo ishte ende në gjimnaz, te “Petro Nini”, unë nuk kisha shumë shpresa për ta pasur, kështu që duhet të realizoja patjetër një gjë që t’i pëlqente. Deri atëherë, nuk kisha provuar asnjëherë të bëja këpucë nga e para, vetëm kisha riparuar.

Megjithatë, ajo ishte karta ime e vetme. Bëra një palë sandale me rripa të zinj dhe të kuq dhe ia dhashë. Siç parashikova, do bëja figurë të mirë dhe prej asaj dite i fitova zemrën”.

Ato ishin krijimi i vetëm i Fredit, më pas iu rikthye rutinës së punës së përditshme dhe bashkë me gruan nuk blenë më kurrë asnjë palë këpucë… Këpucari është zbathur, por në këtë rast është edhe e shoqja.

“Bashkë me gruan, nuk kemi blerë kurrë këpucë, kemi riparuar vazhdimisht ato që kemi pasur apo ato që na kanë dhënë”.

Sidoqoftë, riparimet e Fredit janë aq të mira sa këpucët duken të reja.

Klienti i tij i rastësishëm ishte një djalë italian, që kërkonte të riparonte këpucët, të cilat i kishte veshur kur kishte qenë ushtar. Këmbalet e rënda numër 44 iu bindën menjëherë duarve të Fredit, pas shtrembërimeve që iu kishte bërë koha.

Do kalonte orë të tëra për t’i rikthyer në gjendje të përdorshme, por, në fund, djaloshi u kthye më shumë se 15 vite pas në kohë, në kujtimet e ushtrisë, kur këpucët ishin të reja. Raste të tilla mbase nuk ka edhe aq shumë, por me takat e teka të grave merret përditë.

I mësuar tashmë me to, di si t’i bëjë të buzëqeshin, duke iu kthyer këpucët si t’i kishin blerë të reja. Duart e Fredit janë të forta, me shenja të solucioneve që përdor për të riparuar këpucët, por ai nuk do të kishte dashur dy duar të lëmuara, sepse nuk do të zgjidhte asnjëherë të bënte një punë tjetër.

“Nuk do doja të kisha bërë diçka tjetër, e kam bërë me dëshirë këtë punë dhe do të vazhdoj ta bëj sa të kem fuqi”. Duket sikur zanate si ato të Fredit nuk janë më të nevojshme, por brenda pak minutash, në vendin e tij të punës kanë hyrë 3-4 klientë. I kënaqur siç është me rrethanat e punës së tij, nuk ka dashur të merret me krijim e këpucëve, fundja, tani nuk kërkon më të rrëmbejë një zemër…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “NË PJESËN E DYTË S'KISHIM SHUMË ENERGJI”/ Flet trajneri Daja pas humbjes: Skënderbeu i kohëve historike është...
Previous article MËSON TRADHTINË/ Bora Zemani përzë Romeon nga emisioni (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT