• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJIHUNI ME APARATURËN QË ZBULON COVID-19 BRENDA PAK SEKONDASH/ Ekspertët: Jashtëzakonisht e sigurt! (VIDEO)
Home
Nderkombetare

NJIHUNI ME APARATURËN QË ZBULON COVID-19 BRENDA PAK SEKONDASH/ Ekspertët: Jashtëzakonisht e sigurt! (VIDEO)

25 July, 2020 Delo.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Një spital në qytetin jugor francez, Lion, po teston pacientët për koronavirus me një aparaturë të re. Pajisja u mundëson atyre të marrin frymë përmes një tubi për të gjetur brenda pak sekondash nëse kanë COVID-19.

Test për koronavirusin në pak sekonda? Pikërisht këtë po përpiqet të arrijë një spital në qytetin e Lionit me një aparaturë të re.

Aparatura po hyn në një fazë të dytë të provës, pas tre muajsh testime tek dhjetëra njerëz. Në dallim nga testet standarde ndonjëherë të pakëndshme, ajo nuk përfishin objekte të tjera dhe siguron një rezultat të menjëhershëm.

“Me këtë lloj testi të shpejtë, ne do t’i kemi rezultatet menjëherë dhe pastaj mund të lëvizim pacientin në zonën e duhur të spitalit. Përfitimi i dytë është se duke qenë se kemi disa trajtime të efektshme, sa më shpejt ta bëjmë diagnostikimin, aq më shpejt mund ta nisim trajtimin”.

Mjeku thotë se ai shpreson ta ketë aparaturën plotësisht funksionale deri në fund të vitit. Edhe drejtori i studimeve në spital, Christian George, thotë se ata po lëvizin në drejtimin e duhur.

“Ne mendojmë se jemi në rrugën e duhur, natyrisht do të vazhdojmë të testojmë hipotezat tona, por tani për tani, jemi jashtëzakonisht të sigurt”.

Por aparatura nuk është pa të meta. Bruno Lina, ekspert i pavarur për virusin, i cili ka dhënë mendimin e tij professional për aparaturën, tha se në këtë fazë, është shumë e shtrenjtë për shpërndarje të gjerë në spitale.

“Disavantazhi i kësaj aparature është në fakt financiar. Kjo aparaturë është shumë e shtrenjtë dhe nga sot ne nuk mund të pajisim të gjitha departamentet spitalore me një pajisje si kjo.”

Në disa raste, njerëzit që testohen për koronavirus presin me ditë të tëra, deri në një javë, për të mësuar nëse janë ose jo të infektuar, sepse laboratorët janë të mbingarkuar për shkak të kërkesës së madhe./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR NË NJË FAMILJE NË KAMËZ/ Burri plagos me thikë në shpatull bashkëshorten
Previous article VRAU 53-VJEÇARIN ITALIAN/ Gjykata liron shqiptaren 25-vjeçare (ARSYEJA-DETAJE)

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro Aktualitet

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

SHPËRTHIMI NË ELBASAN/ Bashkia do të paguajë qiranë e 15 familjeve të prekura Aktualitet

SHPËRTHIMI NË ELBASAN/ Bashkia do të paguajë qiranë e 15 familjeve të prekura

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT