• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Njihuni me Erzën, shqiptaren më të famshme në Francë (VIDEO)
Home
Kulturë
Muzikë

Njihuni me Erzën, shqiptaren më të famshme në Francë (VIDEO)

6 March, 2018 k.autor Kulturë, Muzikë

Hera e parë e Erza Muqollit në Shqipëri dhe në një skenë të saj, ishte te “Virtuozët”, në mbrëmjen e së Dielës.

Me Inva Mulën ajo këndoi “La Boheme” të Charles Aznavour, një nga këngët më të famshme franceze që nga krijimi, 50 vite më parë.

Ndoshta nuk iu kujtohet kjo Erza që shikoni në skenën e “Virtuozët”. E në fakt ajo është rritur. Kanë kaluar katër vite nga konkurrimi në spektaklin “France’s Got Talent”. Zëri, këndimi i krijimeve më të bukura po aq edhe të vështira vokalisht të muzikës së lehtë botërore pushtoi rrjetet sociale në atë kohë. Videot e konkurrimit të saj në spektaklin e talenteve në Francë u bën virale. Në finale Erza u vlerësua si zëri i tretë më i mirë.

Që atëherë Erza Muqolli është një emër i njohur në skenat në Francë dhe përtej saj. Në këtë shqiptare, gjithnjë dëshironte që hera e parë të ishte me Inva Mulën

E lindur në Francë nga prindër emigrantë nga Kosova, 12-vjeçarja, është pjesë e grupit “Kids United”, “Fëmijët e Bashkuar”. Ajo jep koncerte kudo, me miliona albume të shitura, që një pjesë e të ardhurave shkojnë për bamirësi.

Angazhimi i saj në muzikë e ka bërë Erzën një nga fëmijët shqiptarë më të famshëm. Nga e ftuara e Brigitte Macron, zonjës së parë të Francës, e Celine Dion në koncertin e saj, këndimi me artisten e njohur franceze ZAZ, e deri te koncerti në Kombet e Bashkuara në New York.

Zëri i Erzës u zbulua në një spektakël talenti, siç është edhe “Virtuozët” që vazhdon suksesshëm konkurrimin me talente nga kanto, baleti dhe instrumenti. Edhe dy mbrëmje dhe ai mbërrin në mbrëmjet edhe më sfiduese, ato çerekfinale. Deri atëherë shijojmë edhe një herë duetin Erza Muqolli – Inva Mula.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Liverpool-Porto, formacionet zyrtare
Previous article DETAJET E REJA/ Zbulohen VIDEOT kur dentistja seksi OLESIA DUKA ftohej në emisionin e Rudinës. Na këshillonte për...

k.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT