• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Njihuni me “Demat e Kuq”/ Karteli më i ri i shqiptarëve që përmbyt Europën me kokainë
Home
Aktualitet
Kronikë

Njihuni me “Demat e Kuq”/ Karteli më i ri i shqiptarëve që përmbyt Europën me kokainë

28 November, 2017 k.autor Aktualitet, Kronikë

Antimafia franceze dhe DEA amerikane janë angazhuar në një mision të mbajtur sekret për çmontimin e një karteli të ri të drogës tepër të fuqishëm me baza në shtatë shtete të ndryshme, përfshi edhe Shqipërinë.

Karteli me pseudonimin “Demat e Kuq” është përgjegjës për importimin në Europë të tonelatave kokainë kolumbiane përmes fluturimeve me çarter luksoz nga Kartagjena.

Bosat e kartelit janë me kombësi shqiptare, turke, holandeze, italiane, franceze dhe britanike dhe për gati dy vjet ata kanë sjellë ngarkesa të mëdha kokaine nga Kolumbia drejt qytetit Biarritz në Francë. Nga ky qytet që është në kufi me Spanjën ata kanë furnizuar tregjet në të paktën pesë shtete, përfshi edhe Gjermaninë, shkruan Newsbomb.al.

Dërgesa më e fundit ishte 1.2 ton kokainë me vlerë 100 milion euro dhe mbërriti tetë ditë më parë në aeroportin Mérignac në Bordo të Francës.

Karteli i fuqishëm ka marrë pseudonimin “Demat e Kuq” për shkak se pakot e kokainës i markojnë me vulën e një demi të kuq. Nga operacioni sekret i DEA, në bashkëpunim me policinë kolumbiane dhe agjenci të tjera ligjzbatuese ka rezultuar se bosët e këtij karteli të fuqishëm bashkëpunojnë me ish anëtarë të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC).

Për tetë muaj agjentët sekretë të DEA-s amerikane infiltruan organizatën, ekzistencën e së cilës e mësuan vetëm në vitin 2016. Në nëntor të vitit të kaluar në Francë u kap 1 ton kokainë, 1 milion euro dhe katër kolumbianë.

Në atë kohë u zbulua se avioni i llojit “Gulfstream” u ngrit nga Kartagjena dhe bëri një ndalesë teknike në ishujt e Kepit Verde (Afrikë). Më pas çarteri kërkoi të ulej në aeroportin e Biarritz në Francës, shkarkoi kokainën dhe u zhduk.

Kapja e kolumbianëve i shërbeu agjentëve të DEA të binin në gjurmët e kësaj organizate ndërkombëtare të trafikut të kokainës, e cila ndërkohë kishte sjellë një tjetër ngarkesë mbi 1 ton kokainë me po të njëjtin avion.

Këtë herë 1.2 ton kokainë u shkarkuan në qytezën e vogël turistike Lacanau në Francë, 10 kilometra nga Oqeani Atlantik.

Atje ngarkesa u nda në shtatë pako, të cilat u zhvendosën me makina luksoze në një hotel në qendër të Bordos. Kjo ishte baza e bosëve të kartelit që negocionin me kolumbianët dhe financonin transportin me çarter.

Besohet se shtëpia në Lacanau shërbente si qendër grumbullimi për kokainën që mbërrinte përveç avionëve edhe me anije me vela përmes oqeanit, shkruan newsbomb.al. Ka të dhëna të besueshme se pjesa më e madhe e kokainës i përket “Klanit të Gjirit”, një nga organizatat më të rrezikshme të kokainës në Kolumbi.

Policia kolumbiane i ka ndihmuar DEA-s duke përgjuar telefonat e anëtarëve të “Klanit të Gjirit” teksa bënin pazare me bosët europianë. Kjo shpjegon edhe kapjen e një sasie rekord kokaine, prej 12 ton, dy javë më parë në Kolumbi dhe 4 ton kokainë përgjatë një viti në Bordo të Francës.

Deri më tani 23 persona kanë rënë në pranga, përfshi tre francezë, tre shqiptarë, një turk, një spanjoll, një domenikan, një italian dhe një kolumbian. 11 persona të tjerë janë nën vëzhgim dhe shumë shpejt pritet të ketë arrestime të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pse nuk duhet ta hani kurrë ushqimin që e kanë prekur mizat
Previous article Sot, 105-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

k.autor

Postime të ngjashme

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë Aktualitet

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT