Është mbyllur përfundimisht kompania e vetme shqiptare e kompanisë celulare PLUS (+355 66…). Tregu i telefonisë celulare në Shqipëri, nga 4 mbetet tashmë mbetet me tre operatorë. Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar transferimin e frekuencave të Plus Communication, tek dy nga operatorët më të mëdhenj në treg, Vodafone Albania dhe Telecom Albania. Po kush ishin aksionerët e kësaj kompanie, pse u mbyll ajo dhe çfarë do të ndodhi dhe si do të veprohet me klientët e saj.
AKSIONERËT E PLUS:
ALBA-TRADE Handles.
UNION GRUP SH.P.K.
Vjollca Hoxha- Pronare e Top Channel, Digitalb, Lori Caffe.
Albanian Distribution & Development- një nga kompanitë më të mëdha distributore në Shqipëri, bazuar në marketingun global të markës dhe orientimin e kompanisë bazë.
Geront Çela- Pronar i kompanive Brunes, Dekoll dhe Pinto.
ACI Mobile- ofron shërbime bankare të reja dhe të sigurta që mund të ofrohen në pajisjet tabletë, të bëjnë pagesa nga personi në person, të ofrojnë më shumë karakteristika të personalizimit, të japin formacione në kohë reale të llogarisë dhe të sigurojnë vazhdimësi midis kanaleve bankare të tyre online dhe mobile.
Genc Turku- Pronar i Unionit Financiar Prishtinë.
Armand Duka- President i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Bukurosh Stafa- ish deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit për periudhën 2005-2009.
Lutfi Nuriu- Zëvendës President dhe Anëtar i Komitetit Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Euro-Alba EA Sh.p.k. – Një kompani ndërtimi me bazë në Shqipëri, e themeluar në vitin 1993. Kryesisht është e angazhuar në ndërtimin e infrastrukturës spitalore, si dhe apartamente banimi dhe hotele në Tiranë, Sarandë dhe Kopenhagen.
Matilda Shehu- CEO dhe administratore e Plus Communication.
Ahmet Muçaj- ish pronar i Universitetit Kristal.
John Locke Investments (JLI)- Një kompani e pavarur alternative e menaxhimit të aseteve që shërben nevojave të një gamë të gjerë klientësh ndërkombëtarë.
EnergySolutions- Lider në industrinë e dekomisionimit të centraleve bërthamore dhe menaxhon në mënyrë të sigurt karakterizimin, paketimin, transportimin dhe asgjësimin e materialit bërthamor.
Edevaldo Haxhiu
Post Telekomunikacioni i Kosovës
Moni Buchnik- Drejtor Ekzekutiv i PLUS Communication.
Punonjësit e PLUS.
ARSYEJA E MBYLLJES
Konkurrenca bëri të ditur edhe arsyen pse Plus kërkoi transferimin e frekuencave. “Për shkak të vështirësive financiare ndërmarrja nuk mund të vijojë më tej me investime për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe konkurruese ndaj konsumatorëve dhe duke pasur parasysh kërkesat e AKEP ndaj operatorëve të tjerë për të siguruar vijimin e ofrimit të shërbimeve të kontraktuara, kërkon të transferojë frekuencat në përdorim të saj tek operatorët e tjerë celular sipas Marrëveshjeve me këta operatorë”, thuhet në shpjegimin e Plus për Konkurrencën.
ÇFARË DO TË NDODHË ME KONSUMATORËT
Konkurrenca në raportin e saj bën të ditur se pas marrëveshjes pritet që rreth 208 mijë pajtimtarët aktive të Plus-it nga të cilët rreth 5.8 mijë pajtimtar me kontratë10, të jenë përpara zgjedhjes së njërit prej 3 operatoreve të mbetur në treg, por vlerësimi i saktë i treguesve të pjesës së tregut është e pamundur në këtë fazë për faktin se:
-Pas transaksionit, çdo klient i Plus do të pyetet paraprakisht për përzgjedhjen e operatorit që do të zgjedhe për marrjen e shërbimit në vijim.
– E drejta e portabilitetit të numrit, sipas kuadrit ligjor në fushën e telekomunikacionit, i jep liri zgjedhjeje çdo klienti në përzgjedhjen e operatorit që dëshiron.
– Ulja e tarifave të terminimit on-net/off-net do të ulë kostot e klientëve pavarësisht operatorit nga i cili përfiton shërbimin.
Përgatit: Alpenews.al


