Depresioni është një sëmundje shumë serioze. Mund të ngatërrohet ndonjëherë me lodhjen e rëndomtë. Trishtimi, mungesa e iniciativës dhe humbja e forcës fizike dhe morale janë vetëm disa tipare të kësaj sëmundjeje.
Vetëm një mjek mund të diagnostikojë depresionin në mënyrë korrekte, por më poshtë mund ta vini re këtë çrregullim emocional në këto menyra.
8.Mendimet filozofike
Njerëzit që vuajnë nga depresioni i fshehur zakonisht përpiqen të flasin për tema filozofike duke përdorur fjali abstrakte. “Këto gjëra gjithmonë ndodhin tek unë”, në vend të “Nuk gjej gjumë të mjaftueshëm”. “Nuk ka kuptim”, në vend të “Mendoj se duhet të përdor një variant tjetër”. Fjalët e tyre janë shpesh abstrakte dhe të paqarta.
7. Kur kërkon justifikime për çdo gjë
Njerëzit e depresionuar shpesh përdorin justifikime për të fshehur dëshirat dhe pikëllimin e tyre të vërtetë. Për shembull, ata sajojne tregime prekëse përse nuk mund të shkojnë në një ditëlindje të një shoku apo apo pse nuk mund të qëndrojnë për drekë me kolegët. Shfajësimet bindëse shërbejnë si një mbulesë në mënyrë që të mos shqetësojnë askënd me gjendjen e tyre emocionale.
6.Reagimi i ndryshëm për situata të njëjta
Njerëzit me depresion mund të interpretojnë një realitet përreth në një mënyrë tjetër. Ata mund të pajtohen me të gjithë, të mos shprehin mendimin dhe dëshirat e tyre, të mos marrin parasysh fyerjet ose të mos ndiejnë dhimbje edhe nëse është e pashmangshme: për shembull, kur humbin një të afërm.
5.Shtirja, kur thua se je mirë
Duke qenë në depresion, njerëzit zakonisht ankohen për dhimbjen e zemrës, tensionin në duart dhe këmbët, vështirësitë e frymëmarrjes, dhimbje koke, dhimbje dhëmbi dhe simptoma të tjera. Si rregull, një ekzaminim tregon se shëndeti i tyre është i mirë. Ndjenjat e dhimbshme të ndryshme tregojnë për një gjendje të paqëndrueshme.
4.”Çumçakizi mendor”
Në një gjendje të depresionuar, njerëzit fiksohen rreth disa gjërave. Ata janë të sigurt se po kërkojnë përgjigje, por mendimet e tilla të ngulitura nuk mund t’i zgjidhin problemet e tyre. Përkundrazi, ata krijojnë iluzionin se po përpiqen të gjejnë një përgjigje. Është e lehtë të vërehet se i afërmi ose shoku juaj vuan nga mendime obsesive: një person është tepër i shqetësuar, i munguar, flet për një dhe të njëjtin problem dhe nuk përpiqet të veprojë në vend të të folurit.
3.Aparencë e papastër
Një gjendje e depresionit ndikon në pamjen e një personi. Nëse një person ndalon duke ndjekur rregullat e higjienës dhe nuk e mban shtëpinë e tij të pastër, keni arsye të pyesni nëse gjithçka është në rregull apo jo. Kjo vlen për njerëzit që dikur kanë të kujdesshëm me pamjen.
2.Ndryshime në produktivitet
Ky është gjithashtu një sinjal i keq. Një person që nuk mund të përballojë detyrat e përditshme rutinore, harron informacionin, apo shpesh lodhet, ka probleme. Gjithashtu mund të jetë e kundërta, kur njerëzit joaktivë bëhen punëtorë me orar të tensionuar, duke u përpjekur të mbledhin arritjet e tyre. Ata po përpiqen të shpëtojnë nga ndjenjat e tyre dhe të sjellin njëfarë kuptimi në jetën e tyre.
1.Kur përpiqen të fshehin depresionin e tyre duke qeshur gjithë kohës
Njerëzit shpesh përpiqen të fshehin depresionin e tyre pas një gjendjeje pozitive. Dhe, si rregull, me të vërtetë duken si njerëzit më të lumtur në botë. Ato shmangin biseda serioze dhe qeshin me tema të vështira. Ju mund t’i kuptoni dhe t’i ndihmoni vetëm gjatë një bisede të gjatë dhe të besuar.
Përgatiti: AlpeNews.al










