• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Njihuni me 50 gratë më të fuqishme të biznesit
Home
Ekonomi
Biznes

Njihuni me 50 gratë më të fuqishme të biznesit

13 October, 2017 Redaktor1 Biznes, Ekonomi, Gossip

Revista “Fortune” ka nxjerrë listën e sivjetshme me 50 gratë më të fuqishme të botës së korportave. Në listë përfshihen drejtuese ekzekutive në korporata globale si Mary Barra e General Motors dhe Indra Nooyi e Pepsit. Listës i janë shtuar shtatë emra të rinj, ndër to është një latino-amerikane që drejton një ndër 500 kompanitë më të fuqishme të botës.

Në numrin e këtij muaji, revista Fortune ka një artikull biografik mbi Indra Nooyi, e cila renditet e dyta në listën e 50 grave më të fuqishme. 61-vjeçarja Nooyi është shefe ekzekutive e kompanisë PepsiCo, një ndër prodhuesit kryesorë globalë të ushqimit dhe pijeve me të ardhura neto mbi 63 miliardë dollarë.

Në takimin e 19-të vjetor në Uashington, zonja Nooyi thotë se kompania e saj ka përqafuar prirjet e reja për t’iu përshtatur evolimit të shitjeve me pakicë.

“Për kompani si e jona që e mbështesin modelin e shitjeve tek vendimet impulsive të konsumatorit, gjë që kërkon që konsumatori të nxitet me imazhin e produktit, na duhet të gjenim mënyra të reja për ta krijuar këtë impuls. Prandaj analizojmë ndryshimet që po ndodhin në treg për të indentifikuar mënyrat e reja të veprimit. Është ndoshta momenti më interesant për të drejtuar një kompani ushqimi e pijesh, por mund të jetë edhe momenti më i frikshëm,” thotë zonja Nooyi.

Zonja Nooyi ka qenë disa herë në këtë listë, po ashtu edhe shefja ekzekutive e kompanisë General Motors Mary Barra, e cila për të tretin vit ndodhet në vend të parë.

Në vend të 13-të është një emër i ri: Geisha Williams, e lindur në Kubë, e cila tani drejton kompaninë më të madhe elektro-energjetike të Kalifornisë. Ajo është e para latine, e lindur jashtë Shteteve të Bashkuara që përfshihet në listën e revistës Fortune.

“Ndjehem shumë e nderuar dhe e prekur që historia ime gjeti jehonë ndër ata që kanë lindur në një vend tjetër, që erdhën si imigrantë, që nuk e kishin anglishten gjuhën e nënës. Për ta unë jam shembull se çdo gjë mund të arrihet në këtë vend,” tha zonja Williams.

Në vend të 40-të është nënpresidentja e IBM-it, e cila drejton një divizion të krijuar rishtazi që po punon për të zhvilluar teknologji për të reaguar në moment kur një sistem operimi ka avari:

“Për shembull në sistemin që po zhvillojmë ne, brenda 2 sekondash identifikohet dhe veçohet një problem në zinxhirin e sigurisë ushqimore. Ndërsa aktualisht në praktikë, në kompanitë më të shpejta në reagim duhen 6 ditë e 18 orë. Mendoni sa njerëz sëmuren pasi problemi nuk kapet brenda 2 sekondash, por pas gjashtë ditësh,” thotë zonja Bridget Van Kralingen.

Lista përfshin një numër figurash që drejtojnë kompani në sektorë që nga informatike, tek automjetet e shitja me pakicë.

“Ne analizojmë të ardhurat e kompanisë ose të divizionit që këto gra drejtojnë, vlerën e kompanisë në treg dhe luhatjet e kësaj vlere gjatë viteve. Pra ka një proces specifik në zgjedhjen e këtyre emrave në listë. Ne duam të analizojmë edhe ndikimin që kanë këto gra, gjë që nuk është shumë e lehtë,” thotë Michal Lev-Ram e kompanisë “Fortune”.

Ann-Marie Campbell që drejton kompaninë Home Depot mbetet e vetmja afrikano-amerikane në listë. Gratë afrikano-amerikane ndeshin sfida specifike në ngjitjen në karrierë në korporata:

“Kur flasim me gra afrikano-amerikane në pozicione drejtuese mësojmë se duhet të punojmë më shumë që të sjellim më shumë gra në këto poste,” thotë zonja Lev-Ram.

Ajo thotë se kjo do të shtonte numrin e grave që ngjisnin shkallët e karrierës në korporata. VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trump firmos sërish ndryshimin e Obamacare
Previous article Plani me 10 pika i Emanuel Macron për rilindjen e Europës

Redaktor1

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT