Kur ajo u shfaq përpara kamerave në një transmetim Live, me fytyrën e saj të ëmbël dhe aftësitë e jashtëzakonshme tërhoqi vëmendjen e gjithë publikut në mbarë botën.
E lindur më probleme fizike pasi nuk ka krahë, si edhe probleme në pjesën e këmbëve, pasi në të dyja këmbët nuk ka femurin.
Ndërsa u shfaq në skenë ajo tregoi se do të këndonte dhe do të luante në piano
“Më falni si do të luani me piano?”-u pyet nga juria.
“Me këmbët e mia,’-u përgjigj Lorelai.
Ndërsa filloi të këndonte vogëlushja ngriti në këmbë të gjithë publikun dhe përloti audiencën.
Kështu 14-vjeçarja me aftësi të kufizuara arriti që ti mahnisë të gjithë për herë të parë më 11 mars, duke u shpallur fituese e spektaklit ‘Romania’s Got Talent’.
Lorelai, me emrin e saj të vërtetë Alberta Mosnegutut, është braktisur në lindje nga prindërit e saj pasi mjekët i dhanë vetëm disa ditë jetë.
Por ajo arriti të jetonte dhe u rrit nga një “Nënë Vio”, prind kujdestar që kujdeset për fëmijët e braktisur.
Veronica Parvulescu, gjithmonë besoi tek ajo pavarësisht faktit se Loreal deri në moshën 3-vjeç nuk mund të fliste dhe të ecte.
Ishte dashuria dhe besimi i Veronica që i mundësoi vajzës të gjente dhe të kultivonte dhuratën e zërit të saj dhe të bënte diçka që do ta bënte jetën e saj më kuptimplotë.
“Misioni im është ta bëj botën më të lumtur nëpërmjet krijimeve dhe këngëve të mia”, thotë tani Alberta, alias Lorelai. “Unë bie dhjetë herë dhe ngrihem njëzet herë”.
14-vjeçarja vlerësohet për vullnetin e pashtershëm që ka, për zërin dhe aftësinë për ti rënë pianos.
Asgjë nuk i ka ndalur ëndërrat e saj.


