• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QËNDRIM I NJËJTË ME SHBA DHE BE/ Edhe Gjermania: Qeveria aktuale LEGJITIME, mbështesim reformat
Home
Politikë

QËNDRIM I NJËJTË ME SHBA DHE BE/ Edhe Gjermania: Qeveria aktuale LEGJITIME, mbështesim reformat

18 March, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Gjermania mbështet qeverinë Rama duke e cilësuar si legjitime, ndërsa është e ashpër me opozitën shqiptare.

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian edhe Gjermania mbështet qeverinë Rama duke e cilësuar si legjitime, ndërsa është e ashpër me opozitën shqiptare. Përmes një deklarate, ambasadorja gjermane në Tiranë, Schütz deklaron se ‘qeveria Federale do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me qeverinë aktuale të legjitimuar në mënyrë demokratike‘. Vendimin e PD-së dhe LSI-së për të djegur mandatet dhe u larguar nga Kuvendi, Schütz e cilëson të gabuar, pasi thotë se ‘në demokraci parlamenti është vendi kryesor për zhvillimin e debatit politik mes partive politike‘.

Megjithatë, diplomatja gjermane në Tiranë shton se do të bashkëpunojë me deputetët e opozitës në parlament. Një nga deputetët që nuk pranoi që të digjte mandatin ishte Rudina Hajdari, me të cilën Schütz pak ditë më parë zhvilloi një takim duke shprehur mbështetjen për vendimin. Schütz mbështet reformat e ndërmarra, kryesorja në drejtësi, ndërsa shpreh keqardhjen për nuk është miratuar reforma zgjedhore.

 +++ Deklaratë e Ambasadores  Schütz +++
Shqipëria gjendet përpara vendimmarrjes të rëndësishme të Bashkimit Evropian lidhur me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Ndaj tani nuk duhet humbur kohë, në mënyrë që reformat e nisura të vijojnë më tej  dhe të arrihen rezultate të tjera konkrete në pesë prioritetet kyç. Përshëndes faktin që – edhe pse ngadalë –  reforma në drejtësi po ecën përpara në mënyrë të pandërprerë. Ajo është një sukses; ndaj procesit të reformave nuk ka alternativë, ai është i pakthyeshëm dhe unik në rajon.

E rëndësishme është që edhe Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, si instrumenta të rëndësishëm korrektivë të shtetit ligjor, të mund të jenë së shpejti sërish funksionale. Në këtë kontekst përpara duhet të çohet edhe ngritja e strukturës së SPAK-ut. Ne presim hapa të tjerë përpara edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të gjitha këto përpjekje janë të rëndësishme për të bindur shqiptaret dhe shqiptarët, por edhe investitorët e huaj, që drejtësia shqiptare garanton siguri ligjore.

Ne respektojmë vendimin e secilit deputet dhe të pasuesve të tyre në lista për dorëzimin, pranimin apo refuzimin  e mandateve. Njëkohshëm theksoj, se në demokraci parlamenti është vendi kryesor për zhvillimin e debatit politik mes partive politike. Qeveria Federale do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me qeverinë aktuale të legjitimuar në mënyrë demokratike si dhe mbajtësit e mandateve në Kuvend.

Shprehim keqardhjen e madhe, që megjithë bashkëpunimin fillimisht të mirë mes shumicës dhe opozitës, reforma zgjedhore deri më tani nuk është miratuar. Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbetet një komponent i rëndësishëm në ndërtimin e një sistemi zgjedhor solid në Shqipëri, i cili do mund të gëzojë besimin e qytetarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRITOLI NË FUSHË KRUJË/ Ja PAMJET e shtyllës së tensionit të lartë të shkatërruar (FOTOT)
Previous article PAS SUKSESIT TË INTERIT NË DERBI/ Icardi thyhen heshtjen me një postim në rrjetet sociale (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTA/ Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit

TENSIONE NË BULEVARD/ Protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

PROTESTA/ Pas grumbullimit te Ministria e Arsimit, studentët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Polici e krimit! Aktualitet

PROTESTA/ Pas grumbullimit te Ministria e Arsimit, studentët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Polici e krimit!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT