• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NJËSIA E RE ANTI-KORRUPSION DHE ANTI-EVAZION NË KRIJIM E SIPËR”/ Lleshaj nga Vlora: Lufta kundër krimit pa kufizime gjeografike
Home
Politikë

“NJËSIA E RE ANTI-KORRUPSION DHE ANTI-EVAZION NË KRIJIM E SIPËR”/ Lleshaj nga Vlora: Lufta kundër krimit pa kufizime gjeografike

14 February, 2020 Delo.autor Politikë

Situata e sigurisë dhe rendit, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë, statistikisht është më e mira se sa të gjitha vitet që kemi kaluar. Kështu deklaroi sot në Vlorë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një komunikim me gazetarët pas takimit të zhvilluar me strukturat e Policisë së Vlorës.

Ai pohoi ngritjen e një tjetër Njësie Antikorrupsion, e cila do të adresojë me theks të veçantë krimin ekonomik dhe korrupsionin.foto galeri foto galeri foto galeri

Është folur për ngritjen e një tjetër Njësie Antikorrupsion. Por për t’u formalizuar ajo, kryeministri Rama është shprehur se do të konsultohet me ekspertë ndërkombëtarë, veçanërisht me ata izraelitë. Çfarë do të jetë kjo Njësi e re, ndryshe nga të tjerat që janë krijuar deri tani dhe kur pritet të formalizohet?

Njësia është në krijim e sipër, nuk mund të them sesi do të jetë trajta përfundimtare e saj, por bëhet fjalë për krijimin e një strukture, e cila do të adresojë me theks të veçantë krimin ekonomik dhe korrupsionin, dy fusha të cilat meritojnë qasje të re. Vetëm kaq mund të them sot.

Cili do të jetë ndryshimi nga Anti-KÇK-ja e të tjera? A nuk duket se do të jenë në një vijë lineare të tëra?
Kur të formalizohet do të dini detajet.

Anti-KÇK-ja, a do të shtrihet edhe në Vlorë, dmth a ka indicie?

Lufta kundër krimit nuk ka kufizime gjeografike, ajo do të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Si është situata në Vlorë, e rendit, qetësisë, kriminalitetit?
Atë besoj e dini ju më mirë se unë.

Flitet për një situatë më të mirë gjatë vitit që lamë pas, por statistikisht situata nuk është më e mirë sesa vitet e kaluara?
Situata, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë, statistikisht është më e mirë, sesa të gjitha vitet që kemi kaluar, por sigurisht kjo nuk është një arsye që ne të flemë. Përkundrazi ne synojmë të shtojmë intensitetin e punës së Policisë dhe strukturave të tjera për ta përmirësuar më tej rendin, sigurinë publike në Vlorë.

Thatë se do të ketë një forcim të pozitave të Policisë duke hequr disa kompetenca, të cilat deri tani kanë qenë kontrollimi i territorit apo asgjësimi i lëndëve narkotike. Është ky le të themi, një pozicion më i volitshëm për Policinë e Shtetit për të bërë detyrën?
Ne sigurisht, mendojmë dhe besojmë fort që mbështetja e Policisë është mbështetje për qytetarët. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Policinë në mënyrë që ajo t’i ketë të gjitha atributet për ta plotësuar misionin e saj mjaft të ndërlikuar dhe të vështirë.

Në disa nga emrat e prekur nga “Operacioni Forca e Ligjit” ka dhe vendim të Gjykatave për sekuestrim pasurie. A nuk duhet pritur vendimi i gjykatave, pa u vepruar nga “Operacioni Forca e Ligjit”?
Ligji i parashikon këto situata. Ligji nuk konkuron, nuk krijon situata konkuruese midis procedurave të ndryshme. Nëse ka procedura që po zhvillohen ndërkohë nga gjykata, ligji nuk vepron. Faleminderit!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFERENCA E DONATORËVE/ Rama takon kryeministrin e Kuvajtit në Mynih
Previous article FORMULA 1/ Pritja merr fund, Mercedes prezanton makinën e re për "Botërorin 2020" (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se… Politikë

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se…

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT