• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Njeriu që vodhi 500 mijë dollarë dhe nuk u pa kurrë më. Teoritë e shumta rrëfejnë se …
Home
Jetë

Njeriu që vodhi 500 mijë dollarë dhe nuk u pa kurrë më. Teoritë e shumta rrëfejnë se …

18 January, 2018 g.autor Jetë

Bill Brennan, më 22 shtator 1992, erdhi në Stardust Casino në Las Vegas, duke u paraqitur në punë sikurse çdo ditë tjetër.

Por, kur atë mëngjes shkoi në shtëpi me vete mori 500 mijë dollarë para kesh dhe çipa.

Megjithëse, plaçkitja si e tillë nuk është e pazakontë, ajo që e bën tërë çështjen interesante është se asnjë nga kamerat e shumta të vëzhgimit nuk e ka regjistruar, dhe menaxhmenti i kompanisë nuk kishte idenë se punëtori i tyre i vjetër do të vidhte aq shumë para.

Brennan për të ardhur deri te pasuria nuk iu nevojitej as revolja dhe as kërcënimet, por vetëm mori paratë dhe u largua.

Kjo do të ishte e pamundur të ndodhte në një kazino ku realizohet profit me qindra miliona dollarë dhe e cila ka sistemin më të mirë të mundshëm të sigurisë.

Ajo që e bën storien edhe më interesante është se Bill ende nuk është kapur deri në ditët e sotme.

Pasi në kazino kuptuan për plaçkitjen, njoftuan policinë, e cila nisi hetimet pa mundur të gjejnë asnjë gjurmë të tij.

Dyshohet se ai kishte lidhje me një klient të rregullt të kazinosë, pasi disa javë pasi ishte zhdukur Brennan, ishte zhdukur edhe miku i tij.

Shumë mendonin se të dy ata kishin planifikuar bashkërisht plaçkitjen, e cila është një zgjidhje e mundshme.

Lojtari i pasur mund të kishte të bënte me krimin e organizuar dhe Brennan ishte një njeri i dobishëm brenda për të kryer krimin.

Partnerë të përsosur njëri vjedh paratë dhe tjetri ia mundëson ndërrimin e identitetit.
Megjithatë, edhe sot pas 26 vjetësh askush nuk mund të thotë me siguri se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

Brennan edhe më tej konsiderohet si njëri nga të arratisurit më të kërkuar në SHBA dhe ndodhet në listën e FBI-së.

Një nga teoritë është se Brennan mori dokumente të reja dhe shkoi për të jetuar diku tjetër në botë dhe për t’u kënaqur me paratë, por një tjetër teori thotë se ai kurrë nuk u largua nga qyteti dhe nuk ishte më gjallë, por mafia e përdori vetëm për të holla dhe më pas e hoqën qafesh, pasi nuk iu nevojitej më.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Policia e Kosovës i bie në gjurmë veturës nga e cila u vra IVANOVIÇ/ E gjen kujt i është shitur
Previous article Politikani serb godet Serbinë për vrasjen e Ivanoviçit: Deri dje i keni thënë tradhtar, sot po e ...

g.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT