Ngarja e Lezhës ku dy bashkëshortëve të moshuar iu sekuestruan një pasuri marramendëse për rreth 5.2 milion euro, mori vëmendjen e të gjithëve detaje të reja po dalin rreth kësaj situate.
Pasuria ishte në emër të Pjetër dhe Shqipe Vocaj dy të moshuar që jetonin në Gjadër.
Më datën 22 janar, prokuroria nisi procedimin penal të referuar nga policia për pastrim parash dhe më 23 janar gjykatësi Artan Hajredinaj pranoi vendosjen në sekuestro preventive të llogarive bankare të Pjetër dhe Shqipe Vocit, dy bashkëshortë të moshuar.
Në emër të Pjetër Vocit, suedezi Sten Ake Lindholm ka bërë disa transferta bankare, më e madhja me 3,8 milionë euro, duke dhënë shpjegimin se është dhuratë për mikun e tij të dashur.
Prokuroria nuk e ka të qartë se përse janë bërë këto transferta të mëdha, duke dyshuar se përfituesi është vetë suedezi Sten Ake Lindholm, për të cilin i kanë kërkuar informacione shtetit suedez dhe thuhet se përgjigjje kanë marrë se zoti Lindholm ka biznese, por nuk tregohen transfertat.
Nga një kërkim në internet duket se suedezi Sten Ake Lindholm një miliarder pronar i kompanisë “Biltema”, një nga njerëzit më të pasur në Evropë. Në kompaninë e tij punon shqiptarja Adelina Voci, vajza e Pjetër Vocit nga Gjadri. Adelina ka bërë karrierë në nivelet më të larta drejtuese.
Ka shumë dyshime rreth kësaj transferte ose kësaj “dhurate” të bërë nga një prej njerëzve më të pasur të Europës për një familje shqiptare.
Biznesmeni I moshuar I cili ka një pasuri prej rreth 11 miliard dollarësh duket I dyshimtë fakti se një pjesë së pasurisë tij ja bën “dhuratë” një familje shqiptare.
Përgatiti: AlpeNews.al




