Dy të rinjë rrëshkitën dhe u rrezuan nga lartesia tek Shpella e Pellumbasit. Te dy te rinjte ishin pjese e nje grupi turistesh shqipetar.
Njeri prej tyre fatmiresisht ra ne nje gryke kanioni nga ku u gjet dhe u nxorr jashte rrezikut per jeten ndersa i riu tjeter dyshohet te jete marre nga rrjedha e ujit dhe vazhdon ende te jete i zdhukur.
Bëhet fjalë për Fabio Dukagjini i cili u gjet dhe XHorxho Seferi qe vazhdon ende te jete i zhdukur.
Diten e sotme kanë rinisur kërkimet për të riun që humbi një ditë më parë në “Shpellën e Pëllumbasit” në kryeqytet.
I riu Xhorxho Seferi, besohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit në kanion. 20 vjeçari përfundoi në kanion rreth orës 12:15 minuta të mesditës së të shtunës, bashkë me 21 vjeçarin Fabio Dukagjini, i cili fatmirësisht u nxor prej andej pa pasoja për jetën.
Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses po punojnë për gjetjen e të riut. Në pamjet e publikuara nga operacioni i shpëtimit, duket edhe terreni i vështirë ku ranë dy të rinjtë.
21-vjeçari qe u nxorr nga gryka e kanionit, fatmirësisht ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore vetem me disa demtime te lehta.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 19.05.2018, rreth orës 12:15, te “Shpella e Pëllumbasit”, kanë rënë nga lartësia shtetasit Xh. S., dhe F. D., ( pjesë të një grupi turistësh shqiptar).
Shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., ka mbetur në një gryk kanioni dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses po punojnë për nxjerrjen e shtetasit F. D., nga gryka e kanionit dhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S.
AlpeNews.al




