• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJËRI NË BURG, TJETRI NË VARR/ Atentate dhe vrasje, saga e vëllezërve Bashaliu në Peqin
Home
Breaking News

NJËRI NË BURG, TJETRI NË VARR/ Atentate dhe vrasje, saga e vëllezërve Bashaliu në Peqin

27 December, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Plumbat lanë një tjetër viktimë ditën e sotme. Këtë herë u qëllua për vdekje 35-vjeçari Albi Bashaliu. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur rreth orës 08.39, në fshatin Gjoçaj, Peqin. Duke se kjo vrasje i ka “rrënjët” e thella, në të kaluarën e viktimës dhe të vëllait të tij Leonard Bashaliu.

Atentati i dështuar në vitin 2017

Viktima e sotme rezulton të jetë i arrestuar në vitin 2017, pasi akuzohej se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave. Albi Bashaliu, në atë kohë qëlloi me automatik në drejtim të V.SH, 57 vjeç dhe A.B, 38 vjeç, banues në Peqin. Këta dy persona i “falën” plumbat dhe nuk kanë pasur lëndime nga të shtënat me armë. Ndërkohë, policia sekuestroi në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, 18 gëzhoja armë zjarri model 56 të kalibrit 7.62mm, 1 fishekë i pa plasur model 56 të kalibrit 7.62mm si dhe një automjeti tip ‘Volksëagen’ me targa AA 226 ES në pronësi të shtetasit Albi Bashaliut.

Vrasja në qershor

Viktima e sotme është vëllai i Leonard Bashaliu. Ky i fundit qershorin e kaluar qëlloi për vdekje 45-vjeçarin Ylber Xhahysa. Autori dhe viktima ishin të njohur dhe kishin raporte miqësore me njëri-tjetrin. 45-vjeçari Xhahysa kishte shkuar pranë banesës së 40-vjeçarit Bashaliu në fshatin Gjoçaj. Raportohet se mes tyre ndodhi një konflikt për motive të dobëta. Për pasojë Bashaliu e ka qëlluar me pistoletë dhe ndonëse Xhahysa u dërgua në spital nga të afërmit nuk mundi të mbijetonte. Për këtë ngjarje autori Leonard Bashaliu ndodhet në burg dhe po vuan dënimin.

Ndërkohë policia për vrasjen e Albi Bashaliut po heton në disa pista, ndërsa nuk përjashtohet edhe ajo e hakmarrjes për shkak të të kaluarës së tij dhe të vëllait

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI NË PEQIN/ 35-vjeçari u vra pranë vendit ku vëllai i tij qëlloi për vdekje 6 muaj më parë Ylben Xhahysën
Previous article GARË ARMATIMESH/ Rusia teston raketa supersonike

s.autor

Postime të ngjashme

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij Aktualitet

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për... Aktualitet

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për...

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar Aktualitet

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT