• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NJERËZIT NË VLORË PO ZHDUKEN”/ Artan Hoxha ngre ALARMIN: Kanë ardhur ca nga Spanja që kanë prishur…
Home
Breaking News

“NJERËZIT NË VLORË PO ZHDUKEN”/ Artan Hoxha ngre ALARMIN: Kanë ardhur ca nga Spanja që kanë prishur…

20 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

I rrezikshmi i Vlorës, Taulant Manaj (Beqiri) i cili u la i lirë në muajin gusht me një vendim të gjyqtares Herila Çela, i shpëton sërish drejtësisë.

Dy ditë më parë Gjykata e Apelit të Vlorës vendosi ta rikthejë në burg, por kur policët shkuan në banesën e tij për të bërë shoqërimin, Manaj ishte arratisur.

Referuar këtij rasti, gazetari Artan Hoxha tha në Report Tv se ky person është me precedent penal për disa ngjarje kriminale. Ai shtoi se Taulant Manaj është kapur edhe një herë tjetër me armë pa leje, por është lënë po në arrest shtëpie. Ndërsa Arben Hajdarmataj ish drejtues policie tha se kjo ngjarje mund të parandalohej në këtë mënyrë:

Arben Hajdarmataj: Arresti i shtëpisë do të thotë se je në vëzhgim nga patrulla. Unë e komentoj në këtë mënyrë, kur është marrë vendimi ai është larguar nga shtëpia se nuk ka pasur njeri. Në momentin që zhvillohet një seancë që mund të ketë ndryshim të masës, policia duhet të rrijë te shtëpia, deri kur të jepet vendimi i gjykatës që të mos ndodhë arratisja. Për mendimin tim ai është lënë vetë i lirë.

Duke u ndalur te ngjarjet e tjera në Vlorë, veçanërisht të zhdukurit, numri i të cilëve ka shkuar në 16 në vitet e fundit, Artan Hoxha tha se shkak janë pazaret e drogës.

Artan Hoxha: Në dy muajt e fundit 3 të zhdukur, në Vlorë janë 16. Në Vlorë kemi të bëjmë me grupe kriminale aq të fuqishme që zhdukin njerëz nuk gjen as kufomën, e kopjuan edhe ata në Shkodër. Në këto raste duhet rrjeti informativ se çfarë ndodh atje. Unë e kam denoncuar rastin në 2015. 16 të zhdukur, që nuk janë gjetur as kufomat. Nëse kryeministri tha që këta të bujqësisë nuk duhet të shkojnë atje, këta të rendit duhet të jenë atje. Problemi është që nuk ndalojnë janë në vijimësi. Në Vlorë për 10 ditë u kapën tre gomone. Tre u nisën nga Vlora, një u kap dy kaluan. Mario Metushi çoi 7 rrugë me kanabis, por duhet ta paguanin 200 mijë euro, nuk e paguan dhe e zhdukën. Policia nuk ka se çfarë të bëjë vetëm. Në Vlorë qarkullon një ….’’Kanë ardhur ca nga Spanja” që kanë prishur ekuilibrat. Nga ai moment kanë ndodhur disa ngjarje resht. Nuk është zbuluar edhe sot, eksplozivi që iu vendos djalit të biznesmenit./Report tv

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SURPRIZAT E MOTIT"/ Rikthehen vranësirat e SHPESHTA, ja sesi do të jetë koha sot
Previous article Horoskopi, 20 shtator 2018: Zbuloni SHENJËN fatlume për sot. Nga binjakët dhe dashuria tek...

F.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT