Njerëz që dalin në rrugë të tmerruar, disa të tjerë me telefona në duar dhe tentojnë të telefonojnë të dashurit e tyre. Këto janë pamjet që vijnë nga Larisa e Greqisë, e cila që u godit sot nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.9 të shkallës rihter.
Po ashtu, mediat greke kanë publikuar edhe pamje nga momenti që ra tërmeti, i cili ishte në një thellësi fokale prej 10 km, ndaj edhe u ndje thuajse në të gjithë Greqinë, madje dhe në disa qytete të vendit tonë.
Ka qenë një qytetar që ka filmuar momentin kur bie tërmeti, ndërsa shihet se si lëvizin abazhurët në shtëpinë e tij për disa sekonda. Ndonëse deri më tani nuk dihen dëmet e shkaktuara, nga pamjet e publikuara shihet se pjesë betoni kanë rënë nga ndërtesat sipër makinave apo dhe në rrugë.