Opozita protestoi sërish sot para Kuvendit. Kjo është protesta e katërt që pas djegies së mandateve. Sot nuk u regjistrua asnjë skenar dhunë veç disa tentativave për ta çuar në një të tillë.
Protesta e parë ishte ajo e 16 shkurtit ku siç pritej pati skenar dhune. Kujtojmë se vendndodhja ishte përpara kryeministrisë ku dëmet materiali ishin të mëdha.
Protestuesit u fotografuan me shkopa, hunj e shtize drejt institucionit.
Më pas, protesta e dytë ishte më 21 shkurt ku opozita dogji zyrtarisht mandatet me vajtjen e krerëve në KQZ. Kjo protestë nuk u shoqërua me dhunë, por vetëm me ecje nga selitë e partive në Kuvend e më pas KQZ për tu rikthyer sërish tek selia blu.
Protesta e tretë ishte ajo e 26 shkurtit. Kjo ishte rastësore pasi seanca plenare u lajmërua po atë ditë dhe opozota kishte pak kohë ne dispozicion të sillte militantët dhe mbështetësit. Megjithatë, ia doli disi të sillte persona të përgatitur për të goditur policinë dhe djegur gomat duke bërë kështu një tjetër shfaqje të shëmtuar e një tjetër skenar dhunë.
Protesta e katërt ishte e sotmja (5 mars) e cila sipas radhës i takonte të ishte jo e dhunshme.
Duket se opozita ndonëse ia ka lënë përgjegjesinë qytetarëve duke thënë se sovrani është i frustruar dhe nuk mbanë më tregon një formë të lidershipit sa I përket dhunës.
Kur duan ata ndodh, kur nuk duan kalojnë nga KQZ dhe kthehen qetesisht në selitë e tyre përkatëse.
Përgatiti: AlpeNews.al






