• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJË VRASJE ME PAGESË/ 49 vjet burg e një rrjet kriminal. Prokurorja që s’tërhiqet as kur e kërcënojnë se do t’i djegin fëmijët
Home
Nderkombetare

NJË VRASJE ME PAGESË/ 49 vjet burg e një rrjet kriminal. Prokurorja që s’tërhiqet as kur e kërcënojnë se do t’i djegin fëmijët

16 July, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Një vrasje me pagesë, 49 vjet burg, një rrjet kriminal me shtrirje deri në Zvicër – dhe një prokurore e guximshme nga Peja që nuk tërhiqet edhe kur kriminelët e kërcënojnë se do t’ia djegin fëmijët. Dhe rrëmbejnë burrin.

Nuk e di nëse keni dëgjuar për Valbona Haxhosajn. Me gjasë jo. Në zhurmën e përditshme që e shkaktojnë kacafytjet në parlament dhe kacafytjet nëpër studio televizive, emra të tillë, edhe kur shquhen për heroizëm, në shoqërinë kosovare injorohen. Valbona Haxhosaj është prokurore në Pejë. Grua. Nënë. Qytetare e Kosovës. Juriste. Valbona Haxhosaj është kërcënuar nga një grup kriminal se do t’ia djegin fëmijët nëse nuk tërhiqet nga një lëndë. E kanë kërcënuar se do t’ia kidnapojnë burrin. Valbona Haxhosaj nuk është tërhequr. Nuk është dorëzuar. Grupi kriminal ka provuar të kontaktojë edhe njerëz të politikës dhe udhëheqës të veteranëve të luftës për ta “rregulluar” këtë rast. Prokurorja prapë nuk është dorëzuar.

Dhe Gjykata e Apelit, sipas kallxo.com, e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës së Pejës që i kishte shpallur fajtorë pjesëtarët e një grupi prej katër personash për vrasjen e një biznesmeni. Kjo vrasje u krye me pagesë. Porositës i vrasjes ishte një biznesmen tjetër. Ky biznesmen thuhet se ka afërsi me disa emra kumbues nga politika dhe parapolitika. Këta emra kumbues kanë dalë në fotografi me biznesmenin që ka porositur vrasjen. Në fotografi të tre shihen në një jaht dhe duke pirë shampanjë.

Njëri nga të akuzuarit (tashmë i dënuar) gjatë procesit tha se burrin e prokurores e ka shok të luftës. Tash paramendojeni: këta kërcënojnë edhe familje të atyre që kanë luftuar për çlirimin e Kosovës dhe nuk janë bërë pjesë e mizorive, por duan të mbrojnë rendin e ligjin, siç bëri në ketë rast prokurorja Valbona Haxhosaj! Kjo grua ka treguar heroizëm të pashoq. Dhe ky heroizëm as që është marrë parasysh nga shoqëria. Kallxo.com ka raportuar për kërcënimet. Dhe kjo ngjarje është injoruar.

Nuk është përkrahur kjo prokurore nga zërat publikë, aq më pak është përkrahur nga “analitiçart” që terrorizojnë opinionin me përralla e kërcënime gati çdo mbrëmje. Nuk është përkrahur nga politikanët. Nuk është përkrahur nga partitë. Nuk është përkrahur as nga e ashtuquajtura shoqëri civile. A ka sot heroizëm më të madh se një prokurore që kryen punën e saj dhe me lëndën e saj arrin të bind dy instanca gjyqësore se një grup kriminal, lidhjet e së cilit shtrihen deri në Zvicër, ka vrarë një person me pagesë? Nuk ka heroizëm më të madh. Për fat të keq një pjesë jo e vogël e shoqërisë kosovare i sheh si heronj ata që tentojnë të bëjnë pazare nëpër jahte. Natyrisht me shampanjën e obligueshme.

Shoqëria e Kosovës duhet të solidarizohet, të përkrahë e të bëhet mburojë e prokurorëve si Valbona Haxhosaj sa herë që kryejnë punën për të cilën paguhen nga taksat e qytetarëve. Nëse shoqëria nuk bëhet mburojë e prokurorëve dhe gjykatësve të guximshëm, atëherë shoqëria do të vazhdojë të “habitet” përse ekziston një gjykatë jashtë Kosovës. Ndoshta për shkak se në Kosovë grupet kriminale ndihen aq të fuqishme, saqë mund ta kërcënojnë një prokurore se do t’ia djegin fëmijët. E fëmijët e prokurores, të gjithë fëmijët e Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jetojnë të lirë, pa frikë dhe të sigurt se i mbron shteti.

Në zbulimin e këtij krimi një rol të rëndësishëm ka luajtur shteti zviceran. Gjasat janë më të mëdha që një ditë Ambasada e Zvicrës ta dekorojë prokuroren për guximin e saj se sa shoqëria e shteti i Kosovës, përfshirë edhe krerët e saj politikë. Qe, në fund të këtij teksti, edhe një kuriozitet nga gjykimi i grupit kriminal: njëri prej të akuzuarve për vrasjen e biznesmenit të përmendur, i cili ka bashkëpunuar me prokurorinë për zbulimin edhe të kryesve tjerë, erdhi në gjykatë me jelek antiplumb. Edhe kjo flet shumë për sigurinë e dëshmitarëve në Kosovë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ 4 nga 18 teste në 24 orët e fundit rezultojnë poztive në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme
Previous article SHQIPTARËT, FITUESIT E VËRTETË NË MAQEDONINË E VERIUT/ Numër rekord deputetësh, kanë në dorë krijimin e Qeverisë

s.autor

Postime të ngjashme

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake Botë

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT