Në hyrje të qytetit të Shkodrës mbi një kodër shkëmbore gjendet Kalaja e Shkodrës e cila mbart emrin Rozafat. E rrethuar nga lumi Buna dhe Drin me një sipërfaqe prej 9 hektarësh.
Kalaja përbën një simbol të qytetit, e cila është e pranishme nëpër kartolina stemna etj, të cilat më së shumti shërbejnë si suvenir për të gjithë turistët.
Pamja që ofrohet nga kalaja është e mrekullueshme, qyteti duket si në pëllëmbë të dorës me gjithë bukurinë e tij.
/Rreth e Rrotull Shqipërisë