• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJË VIT PA ARTAN CUKUN/ Rrëfehet bashkëshortja: Jetuam fort e çmendurisht… (VIDEO)
Home
Sociale

NJË VIT PA ARTAN CUKUN/ Rrëfehet bashkëshortja: Jetuam fort e çmendurisht… (VIDEO)

8 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Të shtunën e 8 prillit 2017, jeta e Artan Cukut u pre në mes nga plumbat. Kryekomisari u qëllua pabesisht nga kriminelët në hyrjen e pallatit ku banonte në rrugën e Kosovarëve në Tiranë.
365 ditët e mungesës së tij u përkujtuan në një ceremoni që mblodhi miq, kolegë, personalitete të drejtësisë, politikës dhe përfaqësues të komuniteteve fetare.

Në një libër që mban firmën e ish-kryepolicit Ahmet Prenci dhe një dokumentari të përgatitur nga gazetarja Ardita Bala, të titulluar “In Memoriam” shfaqej ana e panjohur e Artan Cukut, të cilit në një vjetorin e vdekjes iu akordua dhe titulli ‘Qytetar nderi i Dibrës’.

Përmes rrëfimeve të familjarëve dhe miqve ne sytë e të gjithëve, u pa njeriu i palodhur, i cili gjithë jetën ia kushtoi policisë së shtetit dhe luftoi pa kompromis krimin.

Me guximin e një gruaje që po rrit e vetme dy fëmijë të vegjël, të cilët dora e krimit i la jetimë, Mariola rrëfen se kush ishte Artan Cuku brenda mureve të shtëpisë.

12 muaj pas ngjarjes së rëndë të gjithë kërkojnë të dinë, përse u vra komisari? Po ndërsa hetimet ende si kanë dhënë zgjidhje kësaj dileme të madhe, miku dhe bashkëpunëtori i tij, Tonin Vocaj e ka një përgjigje.

“Tani u vra nga dora e krimit”- thotë ai. Po a kishte frikë kryekomisari që përballej përditë me kriminelët? A u step ai përballë tyre, kur shteti i tij e flaku në rrugë?

Ikja e babait të dy fëmijëve, që pengun e madh të jetës kishte rikthimin ne radhët e policisë, ka lënë pas shumë dhimbje. Çdo ditë që kalon mungesa e tij sa vjen e bëhet edhe më e madhe.

Plaga që iu hap në zemër, më gjëmën që i ndodhim, nuk do të mbyllet kurrë. E gjithë bota iu përmbys, kur ai u largua nga jeta, e pavarësisht kësaj, Mariola rrëfen arsyen që e mban të fortë.

“E vetmja gjë që më mban të fortë janë këto grimcat që mundohem t’i bëj bashkë dhe të them që ne jetuam bashkë shumë fort dhe shumë intesivisht. Rrëmujshëm… çmendurisht, por jetuam”- thotë bashkëshortja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UPS! Elita Rudi sapo kapi Oriola Marashin me FOTOSHOP dhe e thotë publikisht: I ka ndërruar... (FOTO)
Previous article Hidhërimi i Luciano Spallettit: Humbje e pamerituar

F.autor

Postime të ngjashme

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët Aktualitet

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit Aktualitet

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT