Një zjarr i madh ka përshirë një fabrikë në zonën e Kasharit.
Express mëson se bëhet fjalë për një kompani të riciklimit të qeseve të plastikës.
Kompani në fjalë vetëm një vit më parë u vizitua nga kryeministri Edi Rama, i cili e vlerësoi si një ndër më modernet që është ndërtuar deri tani në Shqipëri.
Por ditën e sotme shtëllunga të shumta tymi janë parë të dalin nga kjo fabrikë, ndërsa forca të shumta zjarrfikësi dhe policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Në një njoftim për mediat, blutë e Tiranës bëjnë me dije se nga zjarri nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm materiale.
Në momentin kur ka shpërthyer zjarri, në fabrikë kanë qenë duke punuar 43 punonjës, por fatmirësisht ata kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, ku ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.