Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, është bërë nënë për herë të dytë. Gjylameti ka publikuar në rrjetet sociale fotografinë e parë me të voglin e saj, ku zbulon edhe emrin e veçantë të tij.
“Një tjetër rreze drite ndriçoi mendjet e ngrohu zemrat tona! Mirë se erdhe Kron”, ka shkruar deputetja e PS-së krahas fotos ku shfaqet dora e vogël e tij teksa mbahet nga dora e saj. kujtojmë se Gjylameti është edhe nëna e një djali.
Ky lajm i bukur për deputeten vjen një vit pas humbi vëllain, Elton Maçolli, në një aksident rrugor në aksin Tiranë-Elbasan.
37-vjeçari vdiq si pasojë e shpejtësisë së madhe. Ai u goditi nga pas nga një maune, ndërsa më pas shpërtheu në flakë, pasi makina ishte e modifikuar nga benzinë në impiant gazi.