• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJË TJETËR PROVË BOTËRORE/ AstraZeneca përballet me pyetje për vaksinën me 90% efektivitet kundër COVID-19
Home
Nderkombetare

NJË TJETËR PROVË BOTËRORE/ AstraZeneca përballet me pyetje për vaksinën me 90% efektivitet kundër COVID-19

26 November, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kompania AstraZeneka mund të zhvillojë një provë tjetër në shkallë botërore për të vlerësuar efikasitetin e vaksinës së saj për koronavirusin, tha shefi i saj ekzekutiv Pascal Soriot, sipas një njoftimi të rrjetit Bloomberg News.

Pak ditë pas lajmeve të bujshme për vaksinën e saj të koronavirusit, kompania po përballet me pyetje të vështira lidhur me nivelin e suksesit të vaksinës, që disa ekspertë thonë se mund t’i pengojë shanset për të marrë miratim të shpejtë nga rregullatorët në SHBA dhe BE.

Disa shkencëtarë kanë ngritur dyshime në lidhje me saktësinë e rezultateve që tregojnë se vaksina ishte 90% e efektshme tek një nën-grup pjesëmarrësish, të cilët, gabimisht morën në fillim një gjysmë doze dhe pastaj dozë të plotë.

Peter Openshaw, profesor i mjekësisë eksperimentale në Imperial College London tha: “Ne duhet të presim të dhënat e plota dhe të shohim se si do t’i vlerësohen rezultat nga rregullatorët.” Ai tha se rregullatorët e SHBA dhe të Evropës “mund të kenë pikëpamje të ndryshme” nga njëri-tjetri.

Firma britanike e ilaçeve AstraZeneca tha të hënën se vaksina e saj eksperimentale, e krijuar me Universitetin e Oksfordit, parandaloi mesatarisht 70% të rasteve të COVID-19 në provat e fazës së vonë në Britani dhe Brazil.

 

Ndërsa shkalla e suksesit ishte 90% në nën-grupin e vullnetarëve, efikasiteti ishte 62% nëse doza e plotë jepej dy herë, siç u veprua për shumicën e pjesëmarrësve.

Kjo është mjaft më e lartë mbi nivelin 50% të kërkuar nga rregullatorët e SHBA. Rregullatorët e ilaçeve në Evropë kanë thënë se nuk do të vendosin një nivel minimal efikasiteti për vaksinat e mundshme.

Në qendër të shqetësimeve, megjithatë, është fakti se rezultati më premtues prej 90% i provave vjen nga një analizë e nëngrupeve, një teknikë që shumë shkencëtarë thonë se mund të prodhojë lexime të gabuara.

Në nën-grupin që dha efikasitetin 90%, morën pjesë vetëm 2,741 vullnetarë, shumë më pak sesa dhjetëra mijëra njerëzit që morën pjesë në provat, të cilat rezultuan në efikasitet 90% të publikuara në fillim të këtij muaji për vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Moderna.

AstraZeneca tha se provat me gjysmë doze u shqyrtuan dhe u miratuan nga vëzhguesit e pavarur të sigurisë së të dhënave dhe rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar, duke shtuar se rregullatori konfirmoi publikisht se nuk kishte “asnjë shqetësim”.

Rregullatori amerikan, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), nuk ka komentuar mbi rezultatet e provave të AstraZenecas. Agjencia Evropiane e Barnave tha të enjten se do t’i “vlerësonte të dhënat mbi efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës në javët e ardhshme pasi të jenë marrë nga kompania”.

Problemet i vuri në dukje edhe Edhe Moncef Slaoui, këshilltari kryesor shkencor për programin e vaksinave të qeverisë amerikane që mban emrin Operacioni Warp Speed.

Ai tha se askush në nën-grupin që mori gjysmën e dozës nuk ishte më i vjetër se 55 vjeç, duke lënë të kuptohet se efikasiteti tek moshat më të vjetra është ende i paprovuar në këto të dhëna.

Por ai shtoi se në grupin që mori një dozë të saktë të plotë të ndjekur nga një tjetër dozë e plotë ishin përfshirë njerëz të moshuar./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Molde-Arsenal. Rezultati 0-3
Previous article "MAFIA VITERBESE"/ Kush janë 3 shqiptarët e dënuar afër 30 vjet burg në Itali. Krimet për të cilat akuzohen

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT