Kanë nisur sot punimet për shëtitoren e Sarandës, që pritet të kthehet në një tjetër lungomare si në Vlorë.
AlpeNEWS.AL ka siguruar videon gjatë paradites së sotme ku duket edhe nisja e punimeve.
Muajin gusht të verës që shkoi kryeministri Rama e paraqiti këtë projekt kur u shpreh se ky investim do të ndryshonte faqen e Sarandës turistike.
“Sapo ka përfunduar procedura dhe nis në shtator puna, për projektin e vijës bregdetare të Sarandës. Njësoj siç Lungomarja transformoi Vlorën, ky investim do të ndryshojë faqen e Sarandës turistike
#SarandaqëDuam
#ShqipëriaqëDuam
”, shkruan Rama.



