• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Një tjetër investim për arsimin shqiptar nga platforma SMILE.al!
Home
Sociale

Një tjetër investim për arsimin shqiptar nga platforma SMILE.al!

2 October, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Platforma SMILE.al finalizon suksesshëm një tjetër projekt të rëndësishëm në fushën e arsimit. 2 ambiente laboratorike janë ndërtuar tashmë për shkollat 9-vjeçare “Kozma Basho”, përkatësisht në qytetin e Pogradecit dhe “Nënë Tereza”, në Lezhë. Projekti ’’Sipërmarrësit e së ardhmes në laboratoret e sipërmarrjes” nga Junior Achievement of Albania, u iniciua me qëllimin e krijimit të një mjedisi inovator për zhvillimin praktik të njohurive dhe aftësive sipërmarrëse, të menaxhimit e të financave.

I mundësuar përmes dhurimeve në platformën SMILE.al, mbështetjes financiare të Fondacionit Credins dhe Teleperformance, tashmë nxënësit do të kenë kushtet dhe mjetet e nevojshme kompjuterike që do t’iu duhen gjatë zhvillimit të moduleve që lidhen me financat personale, sipërmarrjen, teknologjinë, etj. Aktivitetet e para që do të mirëpresë ky laborator do të jenë kampet e financës për nxënës të moshave 13-15 vjeç, të cilët do të mund të praktikojnë njohuritë mbi financat dhe sipërmarrjen.

 

Për të inauguruar këtë projekt, që i jep vlerë të madhe zhvillimit të nxënësve, u zhvillua edhe një aktivitet special ku morën pjesë drejtoresha e Fondacionit Credins, znj. Elvana Hana, drejtoresha ekzekutive e JAA, znj. Blerina Guga, përfaqësues të Drejtorive Arsimore Pogradec dhe Lezhë, drejtues të Teleperformance, si dhe shumë nxënës e mësues. Të ftuarit theksuan faktin se investimi në edukimin financiar të brezave të rinj është një domosdoshmëri, jo vetëm thjesht për të thelluar njohuritë mbi nocionet financiare, por për të rritur gjithashtu ndërgjegjësimin mbi mirëadministrimin e financave të tyre në të ardhmen, një dukuri mjaft evidente në kulturën e vendeve të zhvilluara të Bashkimit Europian.

Pas bashkëpunimit me Junior Achievement of Albania, të tjera projekte inovatore pritet të finalizohen me sukses në platformën online Smile.al duke ndikuar kështu ndjeshëm në përmirësimin dhe zhvillimin e jetës së komunitetit vendas. Platforma online SMILE.al ndër vite ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët kudo në botë duke bërë të mundur realizimin e shumë projekteve si: “Serë për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale”, “Le t’u japim atyre shpresë”, “Kovat blu”, “Mbështetje për gratë dhe fëmijët e dhunuar”, “Mbështesim maternitetet të kujdesen për të porsalindurit dhe të shpëtojnë jetë”, etj., të cilat sot janë sigurisht dëshmia e suksesit të kësaj platforme. Për të realizuar projekte të ndryshme me karakter social, SMILE.al është tashmë një zgjedhje e volitshme për çdo organizatë në Shqipëri që ndan njëherazi të njëjtin vizion me platformën, ku t’i shërbesh integrimit dhe zhvillimit të komunitetit, është një obligim moral që forcon qytetërimin e një kombi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPAK I SEKUESTROI TELEFONIN/ Proda në krye të Policisë së Shtetit, Hoxha: I ka kaluar etapat e verifikimit
Previous article DEKLARATA E FORTË/ Cubi: Kiara më mori moderimin e “Portokallisë”

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT