Kryeminsitri Edi Rama kap përsëri me gafë kreun e PD Lulzim Basha. Mesa duket, edhe kryeministri ka qenë duke e ndjekur konferencën e sotme për mediat të kryedemokratit.
“Ahahaha o ti mos vdeksh kurrë, që nuk më zhgënjen asnjëherë… Po si si, 60 minus 15 baraz 50 ëëë?! Je i madh”, shkruan Rama dhe shkrimin e tij e shoqëron me disa “emoji” duke qeshur.
Pra, kreu i PD teksa bënte llogaritë për tamponët në spitalin e Durrësit, tha se nga 60 tamponë që duheshin, ishin dorëzuar vetëm 15. Dhe sipas Bashës, për sot mbetën afro 50 tamponë. (60-15=45). Mesa duket, Basha në inertësi e sipër dhe për të shmangur llogaritjet, ka dhënë një shifër me përafërsi, të cilën Rama e ka kapur menjëherë si gafë.
Kliko linkun e mëposhtëm për të parë VIDEON:
https://www.instagram.com/p/CG7WXUopNgs/?utm_source=ig_web_copy_link