• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJË TJETËR “FLAMUR I KUQ”/ Skeda e pasurisë së deklaruar së Fiqiri Ismailit, ku ka gjënyer kreu i Bashkisë së Vorës (FOTO)
Home
Zgjedhjet

NJË TJETËR “FLAMUR I KUQ”/ Skeda e pasurisë së deklaruar së Fiqiri Ismailit, ku ka gjënyer kreu i Bashkisë së Vorës (FOTO)

29 June, 2019 enxhi.autor Breaking News, Politikë, Zgjedhjet

Fiqiri Ismaili u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Vorës në vitin 2003 dhe e ushtron këtë detyrë për 4 mandate radhazi. Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2015, Ismaili fitoi me 50.80% të votave si përfaqësues i Partisë Demokratike dhe i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet.

Fiqiri Ismaili është diplomuar për Agronomi në Universitetin Bujqësor të Kamzës dhe zotëron master shkencor. Në fillim të viteve ’90 ai themeloi kompaninë e produkteve bujqësore “Agro Blend” dhe punoi prej më shumë se një dekade si administrator i saj.

Zoti Ismaili u zgjodh kryetar i Bashkisë së Vorës në vitin 2003 dhe fitoi 4 mandate radhazi në administrimin e saj. Për shkak të bojkotit të opozitës, ai nuk merr pjesë në zgjedhjet e diskutueshme që pritet të zhvillohen të dielën. [Lexo CV e plotë]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit në fund të mandatit të tyre 4-vjeçar.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetari i Bashkisë së Vorës nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Kryebashkiaku Fiqiri Ismaili deklaronte pasuri familjare me vlerë 36.1 milionë lekë në vitin 2004; kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij kap vlerën e 94.1 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 4.4 milionë lekësh.

Pasuritë e paluajtshme përbëjnë pjesën kryesore të pasurisë familjare me vlerë të llogaritur në 55.4 milionë lekë. Z.Ismailaj deklaron gjithashtu likujditete bankare prej 26.5 milionë lekësh si dhe automjete me vlerë 12.2 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 141.6 milionë lekë. Të ardhurat nga paga si kryebashkiak e Z.Ismaili zënë vetëm 7% të totalit, ndërsa të ardhurat nga paga e bashkëshortes si administratore e kompanisë “Agro Blend” dhe e familjarëve zënë 12%.

Të ardhurat e përfituara nga dividenti i kompanisë “Agro Blend” apo tërheqje dhe sponsorizime sërish nga kjo kompani zënë 28% të totalit. Kryebashkiaku i Vorës deklaron në masën 21% të ardhura nga aktiviteti ndërtimor, ndërsa bashkëshortja e tij të ardhura në masën 7% nga një biznes dytësor i shitjeve online.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, dy prej të cilave rezultojnë me diferenca negative.

Në vitet 2008 dhe 2011, Z.Ismaili deklaron tërheqje nga depozitat bankare në vlerë më të larta se shumat e deklaruara si të akumuluara nga vitet e mëparshme. Pjesa e pambuluar për këto tërheqje është 635 mijë lekë në vitin 2008 dhe 2.6 milionë lekë në vitin 2011-pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet e konsumit familjar.

Ndërkohë, nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilët lidhen me deklarimet e aseteve të kompanisë dhe kredive të marra në emër të saj apo sponsorizimet e përfituara nga kompania “Agro Blend” për shkollimin e djemve.

Më konkretisht në vitin 2004, kryebashkiaku i Vlorës deklaron pronësinë mbi një serë për prodhim fidanësh me vlerë 210 mijë USD si dhe fabrikë për prodhim plehrash kimikë me vlerë 180 mijë USD. Në të njëjtin vit ai deklaron gjithashtu kredi bankare prej 370 mijë dollarësh dhe 210 mijë dollarësh në emër të biznesit-të cilat nuk janë objekt i deklarimit të pasurisë por i bilancit të biznesit privat.

Megjithatë, Z.Ismaili nuk deklaron pjesën e kapitalit të tij dhe të bashkëshortes në kompaninë “Agro Blend”, që sipas Regjistrit Kombëtar të Bizneseve zotëron kapital me vlerë 570 milionë lekë.

Gjithashtu në vitet në vazhdim deklarohen transaksione të shumta në vlera të konsiderueshme mes llogarive personale dhe atyre të biznesit. Pjesë e këtyre transaksioneve janë sponsorizimet e kompanisë “Agro Blend” për shkollimin e fëmijëve jashtë Shqipërisë.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar lidhet me investimin e kryer në fushën e ndërtimit. Në vitin 2005, Z. Ismaili deklaron se ka dhënë një sipërfaqe vreshti me vlerë 900 mijë lekë për ndërtim apartamentesh. Nga ky transaksion ai ka përfituar 30.8 milionë lekë të ardhura brenda të njëjtit vit.

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016  

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATOJA E VERËS NË SUPERIORE/ Tre skuadra në “gjumë”, ja të gjitha lëvizjet e deritanishme
Previous article PRITET ZYRTARIZIMI/ Kovacic tek Chelsea duket e kryer, ja shifra e blerjes

enxhi.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT