• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJË TJETËR “ARMIK” NË PD/ Zyra e Bashes sulmon Alizotin: Je bërë si Ben Blushi. S’mund t’i thuash vetes…
Home
Politikë

NJË TJETËR “ARMIK” NË PD/ Zyra e Bashes sulmon Alizotin: Je bërë si Ben Blushi. S’mund t’i thuash vetes…

29 October, 2021 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se ka shtuar një tjetër “armik”, deputetin Tomor Alizoti.

Drejtuesja e zyrës për publikun e Bashës, Desada Metaj, ka vendosur të sulmojë deputetin Alizoti, pas një qëndrimi që ka shprehur ditën e djeshme ky i fundit, duke thënë se nuk është pjesë e PD, për hir të Bashës apo Berishës, por për hir të historisë së tij familjare.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebok, Metaj, shkruan se nuk mund të jesh pjesë e PD për hir të paraardhësve të vdekur apo internuar gjatë komunizmit për arsyen e thjeshtë se deri më sot nuk ka ende një ditë për të kujtuar shpirtrat e atyre që sakrifikuan jetën e tyre gjatë diktaturës.

Metaj ka paralelizuar figurën e Alizotiti me atë të Ben Blushit, duke thënë se cdo parti e ka një të tillë brenda saj.

Ajo thekson se në politikën e ditës janë aktet dhe jo idelogjira që të nxjerrin në krye, janë qëndrimet, përballjet dhe jo fshehja pas gishtit dhe historisë familjare ato që të farkëtojnë dhe bëjnë një lider të fortë.

Postimi i plotë:

Nuk mund të jesh në PD-në për hir të paraardhësve të vdekur apo internuar gjatë komunizmit për arsyen e thjeshtë se deri më sot nuk ka ende një ditë për të kujtuar shpirtrat e atyre që sakrifikuan jetën e tyre gjatë diktaturës. Dhe PD ka qenë mjaftueshëm në pushtet për ta bërë këtë.

Nëse ke hyrë me vonesë në politikë është e pamjaftueshme të mbahesh me historinë familjare dhe të kujtohesh vazhdimisht për vuajtjet. Duhet të ndërmarrësh akte përfaqësimi dhe jo të projektosh karrierën duke pritur nga më i forti. Së paku për të bërë diferencën me topallizimin e PD-së dhe përdorjes së shëmtuar të ‘kartës’ së ish të përndjekurve.

Nuk mund t’i thuash vetes ‘konservator’ dhe të jesh pre e populizmit, e suksesit që të japin fjalimet ku flitet veç në përgjithësi ‘për varfërinë’ e ku glorifikohet Albin Kurti. Dhe për më tepër, nuk mund të citosh Hegelin e ndonjë filozof tjetër, të pretendosh për ideologji e moral dhe nga ana tjetër për zenitin tënd në politikë t’i jesh mirënjohës dikujt që mendimin tënd mund ta zëvendësojë fare thjesht me atë të mis Shqipërisë.

Çdo parti ka Ben Blush-ët e vet. Vetëm se origjinali ka shkruar disa libra (me qëlime dhe cilësi të diskutueshme), ndërmori një lëvizje që prodhoi së paku fjalorth të ri politik dhe nuk u frikësua nga zhargoni banal apo sulmet e trollave që përdorën kundër tij ‘shokët’ e partisë. Madje nuk përtoi por i shndërroi dhe në personazhe libri.

Dhe për ta mbyllur, në politikën e ditës janë aktet dhe jo idelogjia që të nxjerrin në krye. Janë qëndrimet dhe jo mendimet ambigue, janë përballjet dhe jo fshehja pas gishtit dhe historisë familjare ato që të farkëtojnë dhe bëjnë një lider të fortë. Përndryshe, ka ende vende vakante për analistë në studio se ato të kryetarëve të shoqatave për ish të përndjekurit janë zënë me kohë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUHET TË NXISIM...."/ Fico: Doza e tretë e vaksinës, e njëjtë me dy të parat
Previous article UJËSJELLËSI/ Rama-kryebashkiakëve: Do të ndërhyjmë, mos u bëni pengesë...

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT