• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Një telefonatë nga Tirana fut në ‘sherr’ Melonin me Macronin
Home
Nderkombetare

Një telefonatë nga Tirana fut në ‘sherr’ Melonin me Macronin

19 May, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lëshuar një paralajmërim për “egoizmin” mes udhëheqësve europianë, pasi një përplasje diplomatike e ashpër shpërtheu mes saj dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Përplasja nisi të premten gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian në Shqipëri.

 Gjatë këtij samiti, Meloni nuk u ftua të marrë pjesë në një telefonatë të përbashkët me Donald Trump-in. Ajo u tha gazetarëve italianë se ishte përjashtuar për shkak të refuzimit të saj për të dërguar trupa në Ukrainë, si pjesë e një “koalicioni të të gatshmëve” që ishte propozuar.

Presidenti Macron, i cili ishte në telefonatë së bashku me kryeministrin britanik Keir Starmer, presidentin polak Donald Tusk dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz, akuzoi Melonin për përhapje të dezinformatave.

“Diskutimi ishte për një armëpushim, të mos përhapim informacione të rreme. Ka mjaftueshëm nga ato që vijnë nga Rusia,” tha presidenti francez.

Meloni u takua me kancelarin Merz në Romë, një ditë përpara inaugurimit të Papës Leon XIV, në një përpjekje për të zbutur tensionet.

Megjithatë, pas takimit ajo u bëri thirrje të gjithë liderëve të “lënë mënjanë egoizmin” dhe të përqendrohen në ndërtimin e një fronti të bashkuar për një marrëveshje paqeje që nuk nënkupton dorëzimin e Ukrainës.

Mediat italiane e përshkruan mungesën e kryeministres nga telefonata në samitin e Shqipërisë si një përjashtim të qëllimshëm, duke sugjeruar se Macron nuk kishte dëshiruar pjesëmarrjen e saj.

Të shtunën, Meloni tha për gazetarët se Italia është e gatshme të bashkohet me çdo format ndërkombëtar që synon t’i japë fund luftës, por paralajmëroi kundër përçarjeve brenda Perëndimit.

“Uniteti perëndimor ka qenë forca jonë më e madhe që nga fillimi i pushtimit rus,” tha ajo.

“Në një moment kaq delikat, është e rëndësishme të lëmë mënjanë çdo dallim personal që mund ta minojë atë unitet.”

Në takimin në Romë, kancelari Merz tha: “Nuk duhet të lejojmë që të përçahemi.”

Ai shtoi: “Do të zhvilloj bisedime në BE gjatë ditëve në vijim dhe do të përfshij Italinë në të gjitha përpjekjet tona për të zgjidhur këtë konflikt.”

Raportet mes Melonit dhe Macron-it janë prej kohësh të ftohta. Meloni është kapur edhe nga kamerat duke rrotulluar sytë pasi i ka dhënë dorën presidentit francez në takime të mëparshme.

Kryeministrja italiane ka qenë një mbështetëse e fortë e Ukrainës dhe ka ndërtuar gjithashtu marrëdhënie personale të afërta me Donald Trumpin. Por ajo ka qenë shumë kritike ndaj planeve për të dërguar trupa në Ukrainë si paqeruajtës për të monitoruar një armëpushim të përhershëm.

Prej disa ditësh, Meloni është nën presion të madh nga opozita dhe kritikët në Itali, të cilët thonë se ajo po anashkalohet nga udhëheqësit europianë./The Telegraph

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIROHET SAFET GJICI/ Ish-kryebashkiaku i Kukësit lë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore
Previous article E RËNDË/ Vetëvritet i paraburgosuri në burgun e Fushë Krujës, detaje nga ngjarja (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT