Një shkëndijë elektrike dyshohet si shkak për djegien e një banese në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Zjarri shkaktoi dëme të mëdha materiale për familjen e Abdyl Dermishajt, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Anëtaret e familjes së dëmtuar thanë se evidentuan zjarrin, por që dolën nga banesa nga frika e shpërthimit të bombolës së gazit që kishin në banesë.
Ekspertët zjarrfikës dhe policia kanë nisur një hetim për shkaqet e zjarrit.


