• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NJË SHËTITJE NË KRYEQYTET”/ Mediat e huaja: Shkoni në Tiranë, shqiptarët janë miqësorë por mos i flisni për politikë!
Home
Media të Huaja

“NJË SHËTITJE NË KRYEQYTET”/ Mediat e huaja: Shkoni në Tiranë, shqiptarët janë miqësorë por mos i flisni për politikë!

19 July, 2018 k.autor Destinacione, Media të Huaja

Tirana është qytet i madh, por gjithsesi nëse doni të shihni shumë nga ky qytet, më mirë ta eksploroni në këmbë. Ndonjëherë ecja në rrugët dhe rrugicat e qytetit mund t’ju krijojnë një përshtypje më të këndshme të qytetit dhe të zbuloni më shumë nga jeta e vërtetë. Teksa mbërrini në sheshin Skënderbej nuk keni nevojë për guidë, mjaft të vazhdoni rrugën Bulevardi Dëshmorët e Kombit, dhe do të shihni pjesën kryesore turistike, Muzeun, xhaminë, Kullën e Sahatit, ndërtesat qeveritare, Piramidën, Memorialin e Postbllokut, dhe sheshin Nënë Tereza dhe të zbrisni drejt Bllokut, ku është dhe zona më e gjallë dhe rinore e qytetit. Të gjitha vetëm me disa orë në këmbë.

Gjithsesi për t’ja u bërë edhe më të lehtë qëndrimin tuaj mediat e huaja (kryesisht ato të sektorit të turizmit) kanë bërë një listë të gjërave kryesore që mund të bëni në kryeqytet:

  • Uluni dhe shijoni një kafe ne baret në qendrën e Tiranës. Gëzoni aromën e luleve dhe shihni se si njerëziit vrapojnë për të shkuar në punë.
  • Shijoni një koktej freskues ose mund t’i drejtoheni  natyrës së përkryer të kombinuar me diellin e pasdites.
  • Shëtitni përreth dhe përpiquni të gjeni një vend që bën muzikë të bukur. Gjatë muajve të verës, qyteti vjen i gjallë me grupe artistësh që performojnë për publikun.
  • Shkoni për një shëtitje rreth liqenit në muzg ku dielli puthet me ujin duke krijuar një pamje të magjishme.
  • Gjeni një vend për të parë perëndimin e diellit, pasi perëndimet e verës janë me të vërtetë spektakolare.
  • Drejtohuni drejt një tregu me produkte të freskëta dehe përpiquni të gatuani një kombinim frutash.
  • Ecni nëpër rrugë gjatë natës dhe merrni aromën e luleve të jasemines. Ndiej atmosferën e qytetit gjatë natës, si dhe pamjet, erërat dhe tingujt e tij.
  • Vizitoni kopshtet botanike dhe kopshtin zoologjik. Gëzoni kohën me diell të kombinuar me natyrën dhe më pas nje ëmbëltoreje për të shijuar një akullore.
  • Shko për një shëtitje te “Aquadromi” që ndodhet pranë liqenit, ka disa pishina të pastra, të freskëta, në natyrë, lojra për fëmijët ku mund  të relaksoheni gjatë gjithë ditës.
  • Notoni pasi në këtë mënyrë çdo muskul në trupin tuaj vihet në lëvizje, një formë e shkëlqyer e kardios ndërsa dielli shkëlqen mbi kokën tuaj.
  • Shkoni në një ekspozitë fotografie. Në tiranë ka vende të dedikuara ekspozimit të fotografife, aty do të gjeni edhe kujtime nga komunizmi.
  • Tirana ka disa butiqe unike dhe kombinimi i stilit lindor, italian dhe ballkanik është mjaft i veçantë. Ju mund të shkoni në disa nga pazaret do të merrni një ide të stilit të verës në Tiranë.
  • Vizitoni Muzeun Historik Kombëtar, Shtëpinë e Gjetheve, Muzeun Kombëtar të Arkeologjisë, Galerinë Kombëtare të Arteve, Galerinë 70 ,Galeria e Arteve Bashkëkohore dhe Muzeun e Kombëtar. Një ditë emocionuese dhe edukative për të gjithë.

Shqiptarët janë tepër miqësorë dhe janë më se të lumtur të bisedojnë me vendasit dhe të huajt po njësoj. Vetëm mos  përmend politikat, ajo për ata është hapësirë debati, shkruajnë mediat e huaja.

 

AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Cili “mbret” do ta ketë fat? Ronaldo nxjerr në shitje super vilën e mbushur me kujtime (FOTO)
Previous article Thaçi: Rezultatet e hetimit për vrasjen e Ivanoviç do shkaktojnë...

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT